InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

“Reaksionari” Agron Gjekmarkaj në parlamentin shqiptar

15 Mars, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Socialistë, braktiseni Ramën për të mirën e Shqipërisë

Nga Aleks KAPLLAJ

Kur analisti, kritiku letrar dhe shkrimtari, profesor Agron Gjekmarkaj, pesë vite më parë, kishte shkruar librin e tij “Reaksionari”, nuk e imagjinonte që një ditë do të ishte kandidat për të hyrë në parlamentin shqiptar, pikërisht në vendlindjen e tij në qarkun e Lezhës duke futur në altarin më të lartë ligjvënës të vendit, të gjithë “reaksionarët” e regjimit komunist, por që ishin themeluesit e shtetit dhe kulturës shqiptare të cilët u eliminuan dhe u denigruan ose u përndjekjën nga ata që përfaqësonin vetëm injorancen, varfërinë shpirtërore, urrejtjen dhe vëllavrasjen në emër të pushtetit antishqiptar e antikombëtar me origjinë sllavo komuniste.

Po kush është “reaksionari” Agron Gjekmarkaj, cila është prejardhja, familja, vendlindja, studimet dhe formimi i tij intelektual si dhe eksperienca e tij 20 vjecare në institucionet dhe mediat shqiptare, deri në ditën që u zgjodh si kandidat për deputet në listat e PD-së në qarkun e Lezhës? Integriteti, kultura, pastërtia etike, morale e profesionale e Agron Gjekmarkaj, në shërbim të gjithë qytetarëve me objektivitet dhe pa kompromis vetëm në shërbim të lezhjaneve, është një garanci më shumë për fitoren e Partisë Demokratike në Lezhë dhe është prezantimi më dinjitoz që mund të kishte vendlindja e tij në parlamentin shqiptar.

Gjekmarkaj, ka lindur në Ishull Shëngjin në një familje atdhetare e arsimdashëse dhe shumë punëtore, me origjinë nga Mali i Shëngjinit. Pas tetëvjeçares që ka ndjekur në Shëngjin, ka mbaruar gjimnazin në Lezhë dhe më pas ka vazhduar dhe përfunduar shkëlqyeshëm studimet në fakultetin e Historisë e Filologjisë, dega gjuhë-letërsi në Tiranë, me rezultate të shkëlqyera. Më pas ka ndjekur studimet në Universitetin “La Sapienza” të Romës dhe më vonë, mbrojti shkëlqyeshëm masterin me temë “Letërsia Bashkëkohore Botërore” me maksimumin e vlersimit, si një ndër studentët më të mirë të këtij universiteti.

Ka punuar për disa vite në ministrinë e Kulturës dhe më pas ka qënë këshilltar i presidentit Bamir Topi për çështjet e kulturës. Aktualisht është profesor e zëvendës dekan në fakultetin e Historise e Filologjisë dhe një ndër opinionistët dhe komentuesit me të ndjekur në mediat shqiptare. Është autor i tre librave: “Kështu foli At Zef Pllumi”, “La letteratura fantastica di Ismail Kadare” dhe “Reaksionari”, si dhe është editorialist i gazetës Panorama dhe bashkpunon me shumë gazeta të tjera në shtypin shqiptar, dhe është fitues i titullit si gazetar dhe opinionist i vitit të kaluar, duke qenë njëkohësisht një opinionist i shumë programeve e debateve për politikën në mediat shqiptare, si një zë kritik ndryshe shumë i ndjekur.

Po cilët janë reaksionarët që do të “sjellë” Gjekmarkaj në parlamentin shqiptar? Njohja dhe studimi i tyre, vlerat atdhedashëse, kulturë-formuese dhe më virtyte të larta, përjashtimi, denigrimi dhe masakrimi i tyre nga ideologjia apo nga pushteti i dukshëm dhe i padukshëm kriminal i Hoxhës, kundër çdo vlere vetëm se ishin antikomunistë apo në oponencë, e bënte që ai të ndjehej sa më shumë “Reaksionari” dhe shtonte përbuzjen ndaj regjimit antikulturë gjakatar të diktaturës. Studimi antropologjik, sociologjik e estetik, si dhe analiza e kritika letrare e Gjekmarkaj, i referohet veprave të shumë autorëve të kaluarës dhe bashkekohorë si: At Zef Pllumbi, At Daniel Gjeçaj, At Gjergj Fishta, Sami Repishti, Ismail Kadare, Ernest Koliqi, Agron Tufa, Parid Teferiçi, Gential Çoçoli, Aurel Plasari, Uran Butka, Mustafë Kruja, Lazër Stani, Besnik Mustafaj, Bardhyl Londo etj.

Një vend të rëndësishëm në “Reaksionari” ka zënë edhe familja e madhe e Gjonmarkajve te Mirditës, ku autori e ka studjuar dhe i ka kushtuar një hapësirë të merituar. Nocionet fonetike të ngjashme me binomin e mbiemrit të tij që shpesh identifikoheshin me atë të familjes kryesore të Shqipërisë për atë kohë, me paragjykimet gjysmëshekullore të diktaturës dhe i injorancës të një kategorie që vazhdojnë të ushqejnë të njëjtën urrejtje për familjen fisnike të Mirditës që ruajti identitetin arbënor dhe fetar e luftoi kundër otomanëve që në vitet 1492 dhe 1570 dhe i dhuroi Pavarësisë së Shqipërisë abatin franceskan Nikollë Kaçorri, me babë katolik e nanë muslimane (që në prezencë të 41 delegatëve tha: “Në qoftë për nesër, vdesim sot, o flamur o vdekje”) dhe bekoi vendimin e fatit të popullit shqiptar në rrugën e formimit të shtetit të pavarur, ishte edhe qëllimi i integrimit të familjes Gjonmarkaj në librin “Reaksionari”, që luftoi kundër të resë antishqiptare të pushtuesve të ideologjisë leniniste të pushtetit despotik të Hoxhës.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”
Aktualitet

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”

1 Prill, 2026

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026

“1 Prilli, Dita  e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini
Të ndryshme

“1 Prilli, Dita e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini

1 Prill, 2026

Selin merr një mesazh nga DJ Gimbo: Seriozisht po më le pa…
Show Biz

Selin merr një mesazh nga DJ Gimbo: Seriozisht po më le pa…

1 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com