InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Elektorati demokristian po tretet dita-ditës nga xhonglerët në krye të saj”, Ndocaj apelon: Do jem vokacioni demokristian në Kuvendin e Shqipërisë

11 Mars, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Politikë
A A
25 prilli, Lezha ofron garë të fuqishme, ish-deputeti Ndocaj kryeson listën e koalicionit ADR: Do jem përfaqësues i denjë dhe shërbëtor pa dallime partiake

Ish-deputeti lezhian Eduart Ndocaj, aktualisht sekretar i përgjithshëm i Aleancës Demokristiane, përmes një deklarate ka apeluar elektoratin demokristian shqiptar të japin mbështetjen e tyre për kandidaturën e tij, pasi ai premton se do të jetë voakcioni i tyre në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndocaj, në deklaratën e tij, ka analizuar zhvillimet 30 vjecare në mes fraksioneve demokristiane shqiptare, duke shënjestruar pengmarrësit e siglës së PDK, si partia që lindi të  përconte filozofinë e Demokracisë Kristiane europiane, por që po tretet dita-ditës nga xhonglerët dhe matrapazët në krye të saj.

Kujtojmë se , Eduart Ndocaj kandidon për deputet në zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Lezhës me koalicionin Aleanca Demokracia e Re

Deklarata e plotë:

Miqtë e mi, kudo ndodheni!
Prej 30 vitesh, në skenën politike shqiptare janë shfaqur politikanë, (këtu kam parasysh disa kryetarë partish të vogla), që përtej kostumit të tyre prej kryetarucësh, janë më së shumti dallaveraxhinj dhe matrapazë, që me veprime xhonglerësh ia kanë dalë të mbijetojnë si parazitë në jetën politike të vendit.
Skena politike shqiptare, e ngërthyer në përplasje të forta, si një arenë gladiatorësh, ia ka arritur të mbërthejë në darën e saj, mjaft parti politike, të cilat lindën në fillimet e para të pluralizmit, si filozofi dhe frymë properëndimore.
E tillë ishte dhe Partia Demokristiane, e cila në thelb, përconte filozofinë e Demokracisë Kristiane europiane, duke arritur të përfaqësohej në Kuvendin e Shqipërisë për disa legjislatura radhazi, si dhe duke patur një përfaqësim dinjitoz.
Me ardhjen në krye të saj të “filozofit”, (nofka e të cilit është term përbuzës dhe nëncmues), kjo parti ka pësuar rënie dhe tkurrje të ndjeshme, duke arritur të mos përfaqësohet, e madje deri ën tretjen totale të kësaj partie.
Së fundmi, me veprimet prej matrapazi të kryetarit aktual të saj, kjo parti po del tërësisht nga skena dhe elektorati i saj është tjetërsuar, duke u degdisur në partitë që nuk e deshën asnjëherë PDK.
Demokristianë të Shqipërisë!
Si Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës Demokristiane, të drejtuar nga ish-ambasadori i nderuar Zef Bushati, u bëj thirrje, më 25 prill, të votoni kandidatët e Alenacës Demokracia e Re, koalicion ky, që synon elektoratin e zhgënjyer nga matrapazët e politikës së vjetër.
Të dashur votues të frymës kristiandemokrate!
Unë, Eduart Ndocaj, jam sekretar i përgjithshëm i Aleancës Demokristiane, njëkohësisht, kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Lezhës.
Kemi rastin të dëshmojmë, se ende në këtë vend, ka fuqi mendimi se ndryshimi vjen përmes individëve të ndershëm dhe jnerëzve të punës.
Kurrë s’kam përfituar asgjë nga taksat e shqiptarëve, bëj një jetë normale në vendin mikrpritës të Italisë, ku fillimet e para ishin të një emigranti që kishte humbur shpresën për vendin e tij. Por me punë të ndershme, si dhe me besimin se cdo e mirë vjen përmes djerësës, sot kam bizneset e mia, dhe ndjehem i afirmuar dhe i vlerësuar në punën dhe profesionin tim. Politika, për mua është mision, asnjëherë nuk e shoh si mundësi përfitimi. Le të jemi të bashkuar, të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm se me votën tonë mund të ndryshojmë gjithcka.
Demokristianë të nderuar! E kuptoj zhgënjimin tuaj, pasi jeni tradhëtuar dhe keqpërdorur nga njeriu që ka uzurpuar siglën e PDK, deri në braktisje totale, por ne kemi mundësinë, që përmes Aleancës Demokristiane të përfaqësojmë zërin tonë, të afirmojmë peshën tonë dhe sëbashku të shohim para, duke synuar përmirësimin e klimës brenda faktorit demokristian shqiptar, përmes proceseve që do të clironin pengmarrjen e këtij elektorati nga kryetari dallaveraxhi i siglës PDK.
Kërkoj mbështetjen tuaj, dhe premtoj se do të jem vokacioni demokristian shqiptar në Kuvendin e Shqipërisë.
Përzemërisht, Eduart Ndocaj

Të Lidhura

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”
Aktualitet

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”

16 Qershor, 2026
Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale
Aktualitet

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale

16 Qershor, 2026
Dhimitër Vata zgjidhet Kryetar i PD-së Kamëz–Paskuqan: “Do ta rikthejmë Partinë Demokratike në forcë fituese”
Aktualitet

Dhimitër Vata zgjidhet Kryetar i PD-së Kamëz–Paskuqan: “Do ta rikthejmë Partinë Demokratike në forcë fituese”

15 Qershor, 2026
Tiranë, sot protesta e 15-të kundër Ramës: “Shqipëria nuk shitet”
Aktualitet

Tiranë, sot protesta e 15-të kundër Ramës: “Shqipëria nuk shitet”

14 Qershor, 2026
Mbyllet protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Mbyllet protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

14 Qershor, 2026
Ditmir Bushati në 35-vjetorin e PS: Protestat tregojnë se kemi tradhtuar zotimet tona
Aktualitet

Ditmir Bushati në 35-vjetorin e PS: Protestat tregojnë se kemi tradhtuar zotimet tona

12 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”
Aktualitet

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”

16 Qershor, 2026

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale
Aktualitet

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale

16 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com