InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

“Vullneti për ndryshim është thirrja qytetare për drejtësi shoqërore”

8 Mars, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
“Shqipëria fiton….një besim të Ri”

Nga Ardit GJINALI

Drejtësia shoqërore  nuk mund të përmbushet në një demokraci të cënuar nga segmentet  e shtet-pushtetit që kërkojnë të instalojnë rendin e një stabiliteti të gënjeshtërt; mbrojtja e demokracisë është angazhimi i përbashkët i mbrujtur me besimin për një Shqipëri të jetueshme dhe të rëndësishme sërish; Shqipëria që fiton shtetin e së drejtës si thelbi i drejtësisë shoqërore që ka në shpirtin e së të njëjtës barazinë përpara mundësive dhe lëshimin e shtetit nga kthetrat e pushtetit. Pushteti nuk mund të përdorë drejtësinë si strehën e rradhës së mbrojtjes dhe justifikimit të pasojave të padrejtësisë mbi të përditshmet e qytetarit të zakonshëm të këtij vendi që nuk mund të pranojë zakonshmërinë e së keqes.

Keqqeverisja thërret në apel ndërgjegjen politike të lëshuar qëllimshëm në mëshirën e munguar të vrangonjve të hordhive uzurpuese që rreken të tjetërsojnë të tillën sjelljen shoqërore përmes pranimit të autokracisë  si  një normalitet shoqëror;  Keqqeverisja thërret -me zë të lartë që kumbon prej të tillës humbëtirë ku ka vërtitur vetveten- moralin e munguar dhe të premtuar; thërret moralin duke folur  për drejtësinë e harruar  në kulisat e lojës së pushtetit që ka luajtur dramatikisht me të ardhmen e Shqipërisë duke e shndërruar jetën e të tillit qytetar në një subjekt të ankandit politik duke i deformuar vullnetin e shprehur përmes votës së lirë; vullnet i deformuar për të shkurajuar përpjekjen dhe vullnetin qytetar  për ndëshkim politik qytetar dhe për  ndryshim , gjithashtu.

Jetojmë në humbëtirën qeverisëse të padrejtësisë që ka shkretuar një vend duke mbartur mbi kurrizin e kërrusur nga mëkatet e vazhdueshme një enumeracion humbjesh që e kanë kthyer Shqipërinë në oazin e mundësive të vjedhura, shpresës së rrëmbyer dhe drejtësisë së munguar. Padrejtësia e rrënjosur në secilën sjellje politike dhe në të tillët akte që ekzekutohen në vullnet të plotë të  qeverisësve  që kanë humbur njerëzoren në skutat e errëta të pangopësisë  dhe pandjeshmërisë që ka errësuar shikimin qeverisës; ka humbur arsyen për shkak të braktisjes makabër të misionit të mirë-qeverisjes për të tillin qytetar që është harruar të konsiderohet qënie njerëzore; ka humbur vullnetin për të dëgjuar dhe korrigjuar shumëçka të rrokullisur në dreqnim për shkak të dreqit që ka ngritur krye në trupin qeverisës duke vjedhur ndërgjegjen njerëzore të pushtet-ushtruesve; ndërgjegje e rrëmbyer për të dërguar Shqipërinë në kthetrat e djallëzisë që sundon  të tillën  në një rend  padrejtësie  që shkel të drejtën përmes fuqisë së arbitraritetit që shndërrohet në ligj.

Secila humbje shënohet e tillë për Shqipërinë që nuk tjetërsohet  dot nga ansambli ndërgjegjie- humbur që nuk mund të pengojë vullnetin për ndryshim; ndryshim për një Shqipëri të ditëve më të mira dhe  qeverisjeje  me fytyrë njerëzore, një Shqipëri e shpresës dhe një besimi të ri, një Shqipëri ku ligji buron nga e drejta, një Shqipëri normale me një Kryeministër dhe qeveri normale, gjithashtu. Koha që Shqipëria të fitojë përmes një ndryshimi të rëndësishëm është tani! Koha për një bashkim të madh dhe një angazhim të përbashkët për ndryshim përtej ndasive të vogla është tani! Ndëshkimi ndaj keqqeverisjes dhe vullneti qytetar  për ndryshim janë shprehja më e lartë e drejtësisë shoqërore. Koha për një shpresë të re për të mbrojtur demokracinë dhe ndalur instalimin e autokracisë është tani! Bashkë sepse ka ende shpresë….

 

 

Të Lidhura

Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026
 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026

TË FUNDIT

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’
Aktualitet

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’

20 Prill, 2026

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime
Të ndryshme

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime

20 Prill, 2026

Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com