Ish-deputeti Eduart Ndocaj, ka ndarë këto ditë me ndjekësit e tij lajmin e gëzueshëm të diplomimit në shkencat inxhinerike, në një nga universitetet e njohura të Milanos. Përpjekjet dhe sakrificat e mëdha t ëish-deputetit, si dhe pasioni i madh për fushën e ndërtimit, janë finalizuar më së miri me diplomimin e tij univeristar, duke dëshmuar aftësitë dhe energjitë e pashtershme që ai ka në funksion të punës dhe përmirësimit të vazhdueshëm professional.
Përfundimi me rezultate të larta i universtitetit të Milanos, në shkencat inxhinierike, vjen në një kohë kur Ndocaj, ka dëshmuar integritet në lartë në vendin fqinj, pasi ai njihet si një ndërtues me mjaft reputacion, duke e zgjeruar kompaninë e tij dhe duke ebërë një emër të madh në tregun ndërtimor, në shumë dimensione, që lidhen me ndërtimin e veprave të mëdha infrastrukturore në Itali.
Gjithcka, vjen në një kontekst që dëshmon zellin dhe këmbënguljen e vazhdueshme të kaubojsit në jetë për të mos hequr dorë kurrë nga ambiciet e tij. Kujtojmë se Ndocaj ka emigruar në moshë mjaft të re, duke mos patur mundësi të vazhdojë studimet e larta në Shqipëri, ndonëse ka qenë një nxënës shumë i mirë në mësime. Mundësitë ekonomike e detyruan të emigronte, ku me punë dhe ndershmëri arriti të bënte një emër të mirë, kryesisht në Itali, duke qenë kështu një biznesmen i nderuar që lartëson emrin shqiptar.
Stafi ynë i uron suksese të mëtejshme z. Ndocaj dhe familjes së tij të nderuar!
Postimi i z. Ndocaj:
Pas shumë mundimesh prej problemeve shëndetësore dhe sakrificash në këtë kohë të vështirë që po kaloimë që nga dhjetori 2020, erdhi dhe konfirmimi e plodhja më në fund, pasi kam më shumë se 1 vit që e pres këte ditë të rëndësishme në karrierën time.
Miqtë e mi, dua të ndaj me ju lajmin e gëzueshëm, pasi sot jam diplomuar në Universitetin Popullor të Milanos në Inxhinieri civile, ambientale e territoriale.
Ky diplomim i imi, vjen pas një periudhe të gjatë studimesh në këtë fushë, dhe me një mesatare të lartë, ku rezultatet e provimeve janë dëshmi e përpjekjeve të mia për të qenë një shqiptar i devotshëm, ashtu siç e kam dëshmuar prej çerekshekulli në vendin fqinj, duke fituar respektin dhe simpatinë e italianëve për punën dhe ndershmërinë time.
Universiteti Popullor i Milanos.
Universiteti i së Drejtës Ndërkombëtare