InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Basha viziton çiftin e pensionistëve:Qeveria nuk ju ndihmon, plani i PD…

1 Dhjetor, 2020
in Aktualitet, Lajme, Politikë
A A
Basha viziton çiftin e pensionistëve:Qeveria nuk ju ndihmon, plani i PD…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar sot me një çfit pensionistësh në Tiranë, ku bashkëbisedoi për vështirësitë e tyre në kohë pandemie.

Basha u shpreh se qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë masë për ti mbështetur financiarisht të moshuarit. Sipas kryedemokratit,“pensionet janë të ulëta, shpenzimet sa vijnë e shtohen me fatura të rritura të dritave, ujit, ilaçeve, maskave e dezinfektanteve.”

Po ashtu, Basha i kujtoi të moshuarit se PD në planin me 5 pika të propozuar për përballimin e pandemisë kishte planifikikuar edhe një ndihmë prej 20 mijë lekësh të vjetra për dezinfektonte e maska për të moshuarit.

“Virusi është shumë i rrezikshëm. Moshat e treta i godet shumë më rreptë se sa moshat e tjera dhe është detyra juaj të ruani veten, është dyfish detyra jonë, por po jua them si prindërve të mi që t’ju ruajmë ju. Më e dhimbshmja, është që këtu ka mbetur me ruajtur veten sepse ata që e kanë për detyrë, qeveria që e ka për detyrë t’i mbrojë njerëzit, nuk po e bën detyrën e vet. Edhe në spitale po e shikoni si është fluksi. Mjekët janë të shteruar, të ezauruar, sepse duhet te perballen me shume te semure. Kostoja e ilaçeve është e papërballueshme. Kështu që duhet me bërë gjithçka per tu mbrojtur”,-u shpreh kryetari i PD Basha.

Ndërkohë, i moshuari, Robert Martini i tha Bashës se shpenzimet janë të paperballueshme, faturat dhe çmimet jane rritur. Ai tregoi rastin e bashkëmoshatareve të tij që detyrohen të marrin bukë të ndenjura vetëm se kushtojnë me lirë.

 “Mund të flasi qeveria, jep balloma, jep pankarta, jep ashtu po kur  vjen puna tek moj ta marrça, lek vjen e lek nuk e dim se ku shkon. Mua shyqyr zotit nuk na ka ndodh por me çfarë dëgjoj me shkuar nëpër farmaci me marrë ilaçe…. Nuk e përballojmë. Paracetamol, jo, jo vitamina e cfarë janë ato jo jo nuk e përballojmë dot. 80 mijë lek shkon energjia, telefoni kjo, ajo.  Edhe shokët e mi që kanë dalë në moshën time me 23 vite pune po deshe ju jap emra me 110 mijë lekë. Ja të them sinqerisht te furra ke bukë të ftohtë. Buka e ftohtë është 300 lekë, ja kështu..

Lulzim Basha: Një 20 mijë lekësh i kërkuam ne, 2 muajt lekë të vjetra për pensionist.

Budulina Martini: Po të paktën të maskës edhe dezenfektantët.”

Lulzim Basha:Njerëzit e kuptojnë shumë mirë. Ditë për ditë shohim pagesa qindra milion lekë që shkojnë për 3-4 veta. Ndërkohë që qindra mijë Shqiptarë nuk marrin as 5 lekë. Kjo është e papranueshme. Dhe kjo tregon që lekët janë, siç janë edhe në Kosovë edhe në Maqedoni. Atje shkojnë për familjet në nevojë, shkojnë për bizneset. Këtë po i kërkojmë neve sot.

Dhe nuk e bëjnë. Pse? Sepse se kanë prioritet jetën dhe shëndetin e njerëzve edhe në kohë pandemie.  Në veçanti tani që qeveria nuk kujdeset për njerëzit duhet të kemi kujdes të dyfishtë.

Edhe biznesit mund ti japim të paktën atë ndihmë që i jep Kosova, të paktën që i jep Maqedonia se kjo është krizë e 3-4 fish. E para është vetë koronavirusi.

Nuk është krizë e thjeshtë dhe këtu secili duhet të bëjë detyrën e vet. Kollaj t’i thuash mjekut bëj detyrën tënde apo infermierit edhe qytetarit mbaj maskë se përndryshe do të gjobis. Po ti si qeveri ça po bën? Është i vetmi që s’po bën detyrën e vet. Jo vetëm për faktin që ka 120 ditë që s’shkon në punë, por edhe ata që i ka ngarkuar të firmosin në emër të tij, firmat i hedhin të gjitha për t’i çuar lekët e shqiptarëve te inceneratorë”.

Partia Demokratike që para fillimit të valës së dytë propozoi një plan me 5 pika për të mbështetur shqiptarët në përballjen me krizën e thellë ekonomike dhe shëndetësore për shkak të COVID-19. Një nga pikat e planit ishte dhe ajo për mbështetje me 20 mijë lek të vjetra për pensionistët që të blejnë maska dhe dezinfektantë për prandalimin nga  infektimi. Plani i  propozuar nga PD nuk u pranua nga qeveria, e cila ka braktisur qytetarët e veçanërisht pensionistët.

Të Lidhura

Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë
Aktualitet

Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë

25 Qershor, 2026
Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të
Aktualitet

Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të

24 Qershor, 2026
𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”
Aktualitet

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”

16 Qershor, 2026
Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale
Aktualitet

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale

16 Qershor, 2026
Dhimitër Vata zgjidhet Kryetar i PD-së Kamëz–Paskuqan: “Do ta rikthejmë Partinë Demokratike në forcë fituese”
Aktualitet

Dhimitër Vata zgjidhet Kryetar i PD-së Kamëz–Paskuqan: “Do ta rikthejmë Partinë Demokratike në forcë fituese”

15 Qershor, 2026
Tiranë, sot protesta e 15-të kundër Ramës: “Shqipëria nuk shitet”
Aktualitet

Tiranë, sot protesta e 15-të kundër Ramës: “Shqipëria nuk shitet”

14 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë
Aktualitet

Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë

25 Qershor, 2026

Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të
Aktualitet

Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të

24 Qershor, 2026

Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal
Bota

Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal

24 Qershor, 2026

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com