InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

RENDI I RI BOTËROR

22 Nëntor, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
RENDI I RI BOTËROR

Nga Zana TAKO

Jetojmë kohë të trishta, e ky trishtim nuk e ngop shpirtin e njeriut, por e zbraz duke prodhuar boshllëk. Kjo atmosferë që kërkon të na rrëmbejë fjalën, mendimet, qasjet, dashuritë, gjithçka njerëzore duke e kthyer në rrëmujë pa zgjidhje, bën që të mos e shohim të ardhmen ashtu siç do të donim dhe ëndërronim të gjithë, pa re dhe mjegull por të qartë e plot dritë.

Dritën na e kanë zbehur, të ardhmen po na e rrëmbejnë si të ishte një libër të cilit i ka ikur koha. Çfarë mësuam nuk na paska më vlerë, çfarë jetuam u dashka harruar, çfarë ëndërruam u dashka tjetërsuar, sepse një kohë e re po na serviret për të jetuar.

Një lloj Sindromi, po na shfaqet me hipokrizinë e tij për dashurinë. Flet me gjuhë misterioze, kërkon ta ndjekësh pa e kundërshtuar, kërkon t’i bindesh pa e njohur, kërkon ta duash pa e dashur, kërkon ta respektosh pa e njohur në vlerë, dhe e gjithë kjo lojë hapa dollapa ka përfshirë mbarë njerëzimin.

Qeveritë janë ulur për bisedime me këtë Sindrom, duke iu bindur aftësisë së tij për të firmosur marrëveshje bashkëpunimi, nga ku do të vilen rezultate në emër të “dashurisë” për njerëzimin. Njerëzimi ka kohë që fjalën dashuri e ka mbyllur në kllapa, e si pasojë sot i duhet të mësojë çdo të thotë dashuri, çdo të thotë të mëkohesh prej saj, çdo të thotë të luftosh për të e ta mbrosh nga kthetra dhe thonj të rrezikshëm.

Dashuria është liri. Liria e ka emrin dashuri. Në emër të dashurisë na është dhuruar liria, dhe në emër të lirisë duam dhe jetojmë në ekzistencë. Këtë ekzistencë duan ta na e shuajnë, duan ta shkulin me rrënjë në emër të një tjetër “dashurie” hipokrite, manipulatore, të metë e të çalë, fallsiteti i së cilës tejkalon vlerat e moralit, normave dhe principeve njerëzore. Ky imoralitet kërkon të sundojë në emër të fallsitetit të dashurisë. Por njerëzimi ka parë e dëgjuar shumë deri tani. Vepra e këtij Sindromi katapultohet në kohë relativisht të ndërmjetme me beteja që mbjellin përçarje me pasojë vdekjeje.

Jemi në prag të kapërcimit të fateve të njeriut. Koha është e rënduar. Gjëmimet po afrojnë. Dhuratat e Sindromit për njeriun janë shpikjet që kërkon të na i servirë si ëmbëlsira, sheqeri i të cilave i bëka mirë gjakut tonë. Ky “sheqer”, është zeheri i mbrapështisë së pjellës Sindrom që kërkon të shfarrosë atë që Zoti ka krijuar.

Njeriu lufton për të jetuar, por përbindëshi sulmon për të kafshuar. Kafshata e tij është shpirti i njeriut, por njeriu nuk është kafshatë që ngop përbindësha.
Gjuha e gjatë e mendjes së shkurtër pritet kur e ka tejkaluar kufirin e masës. Të zgjedhurit e Zotit nuk qëndrojnë në terr. Alarmi është dëgjuar. Sirenat e tij sa vijnë e bëhen më të fuqishme.

Njerëzimi po zgjohet e përbindëshi po friksohet. Përplasja nuk vonon të vijë. Simboli i së keqes është kafshimi për të depërtuar helmin e mbrapështisë së vet.
Vigjilenca e njeriut matet me mençurinë e tij. Kjo kohë nxjerr në dritë të vërtetat ku i drejti dallon nga i humburi, ku mençuria dallon për nga urtia, ku tradhtia dallon nga dashuria, ku fitorja dallon nga humbja.

Qëndroni syzgjuar e mendjemprehtë, e do të shihni, sa bollëk prodhon Zoti ynë si në kohë të mirë ashtu edhe në kohë të vështirë!

Të Lidhura

Nevoja për një opozitë reale!
Opinione

Nevoja për një opozitë reale!

22 Qershor, 2025
Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE
Opinione

Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE

30 Maj, 2025
“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”
Opinione

“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”

29 Maj, 2025
Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri
Opinione

Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri

17 Maj, 2025
Henze: Pritëm nga Rama pak më shumë inteligjencë dhe maturi, që zgjedhjet të mos manipuloheshin në përmasa si në Rusi
Opinione

Henze: Pritëm nga Rama pak më shumë inteligjencë dhe maturi, që zgjedhjet të mos manipuloheshin në përmasa si në Rusi

12 Maj, 2025
Henze: Koha e Ramës ka mbaruar, lojërat e tij nuk pranohen më ndërkombëtarisht. duhet të japë dorëheqjen para zgjedhjeve
Opinione

Henze: Koha e Ramës ka mbaruar, lojërat e tij nuk pranohen më ndërkombëtarisht. duhet të japë dorëheqjen para zgjedhjeve

8 Maj, 2025

TË FUNDIT

E diela me MOT të nxehtë/ Në këto dy qarqe temperaturat shënojnë 39 gradë Celcius, pasditja sjell surpriza
Aktualitet

E diela me MOT të nxehtë/ Në këto dy qarqe temperaturat shënojnë 39 gradë Celcius, pasditja sjell surpriza

6 Korrik, 2025

Inva Mula: “Humba milionat e ‘Fifth Element’
Show Biz

Inva Mula: “Humba milionat e ‘Fifth Element’

6 Korrik, 2025

Elon Musk formon partinë e tij për të rivalizuar Trump
Bota

Elon Musk formon partinë e tij për të rivalizuar Trump

6 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel 6 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 6 Korrik 2025

6 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com