Nga Dritan Shano
Rendi i Ri Botëror për njerëzimin është menduar të jetë shumë i thjeshtë.
Nuk do ketë më rëndësi nëse je amerikan, kinez, gjerman, egjyptian, italian, shqiptar, apo neo-zelandez. Me maskë nuk dallohesh.
Si çdo rend botëror, edhe ky do ketë të Bindur dhe të Pabindur.
Por nuk do jetë si dikur, kur lejohej të kishin pushtet të Bindurit ose të Pabindurit, me zgjedhje sipas dëshirës së njerëzve.
Kjo do zgjidhet një herë e mirë.
Prandaj, në fillim, bota do ndahet në njerëz me maskë dhe njerëz pa maskë.
Pastaj, njerëzit pa maskë do lihen të vdesin nga uria.
“Kjo është lufta finale, vendimtare mbi dhe,
Totalitare do jetë bota e re”