Princ Leka dhe Elia Zaharia u bënë prindër për herë të parë gjatë javës që lam pas. Ndërkaq, në një postim në Facebook, Elia ka ndarë disa imazhe të vajzës.
“Ju falënderojmë përzemërsisht për urimet tuaja me rastin e lindjes së vajzës sonë, Geraldine. Të qenit prind është një bekim, që falë Perëndisë ne të dy po e shijojmë çdo moment”, është shprehur Elia.
Ajo shtoi: “Dita e lindjes së Princeshës sonë ishte veçanërisht emocionuese, pasi erdhi në ditën kur plot 18 vjet më parë, Mbretëresha Geraldine u largua nga kjo jetë”.
Kujtojmë se çifti u martuan në vitin 2016 në një ceremoni madhështore në Shqipëri.