InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Rama nuk është aq budalla sa të përfundojë në listën e zezë të SHBA-ve

16 Korrik, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Video/ “Rama” pas protestave, si diktatori nazist Adolf Hitler

Nga Red VARAKU

Kryeministri në ikje po bën një përpjekje të dështuar për grusht shteti, duke ndryshuar Kushtetutën, me shpresë se mund të fusë Shqipërinë në rrugë pa krye, nxitjen e kaosit dhe varrosjen e ëndrrës shqiptare për integrim në BE.

Akti i ndryshimit të Kushtetutës nga një parlament ilegjitim, jopërfaqësues dhe jokushtetues nuk është as kompetencë kushtetuese, as e drejtë, dhe as e ligjshme.

Ky akt është një akt zjarrvënie , në përpjekje për të krijuar një kolaps në Republikën që drejton me vota të provuara si të vjedhura. Një akt që synon destabilizimin e vendit dhe vëllavrasjen midis shqiptarëve është NUL, i pazbatueshëm, i dënueshëm.

Ndaj, kjo përpjekje për të futur në kolaps vendin është e vdekur që në lindje. Dihet që tranzicioni i pushtetit në vendin tonë nuk është në dorën e tij, por është në dorën e aktorëve më të fuqishëm të globit.

Kryeministri i ardhshëm z. Basha, përveçse të deklarohet politikisht, nuk ka nevojë të ndërmarrë veprime të tjera kundër, pasi garant i tranzicionit të pushtetit nuk është ai, por është faktori ndërkombëtar dhe askush nuk mund ta ndalë dot vendimin e tyre.

E vetmja vlerë e aktit të Edi Ramës është se po ushqen mbështetësit e tij të trembur me shpresë se gjërat nuk janë ashtu siç duken përkundër reagimit të ashpër Perëndimor .

Për asgjë tjetër nuk vlen.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes numrit dy të Shtëpisë së Bardhë, Sekretarit Amerikan të Shtetit, z. Mike Pompeo e kanë dhënë verdiktin e tyre.

Në rast të shkeljes së dakortësisë për tranzicionin e butë të pushtetit dhe mbajtjes së pushtetit me anë të një grushti shteti, dihet që hapi tjetër është futja në listën e zezë të SHBA-ve e gjithë atyre që do të bëhen pjesë e këtij skenari.

Ndërsa, BE përmes reagimit të z. Wahdepul, paralajmëroi një përshkallëzim të presionit të BE,  fillimisht duke kërcënuar me bllokimin e integrimit dhe mund të shkojnë deri tek anulimi i vizave dhe sanksione të tjera.

Që Edi Rama të mund t’i rezistojë presionit ndërkombëtar, mund ta besojë vetëm Elisa dhe Rudina, të cilave ai ju duket si Skënderbe, por ja që në dorë mban pallën e Murrizit, me të cilën nuk mund të trembë më as Erjonin.

Është e qartë që prej vjet në janar Edi Rama nuk është më kreu i qeverisë shqiptare, por është kreu i haxhiqamilëve të rinj shqiptarë, që i kanë shpallur luftë jo vetëm popullit shqiptar, por dhe aleatëve të tij të mëdhenj, SHBA dhe vendeve të Bashkimit Europian.

Por, vetëm kaq! Gjithçka ka një fund!

Edi Rama vërtet mund të duket i çmendur, por nuk ka luajtur nga mendja, që ta djegë veten dhe trashëgimine e tij politike duke u futur bashkë me bandën e tij në listën e zezë të SHBA, si njeriu që po tenton të destabilizojë shtetin në emër të interesave të tij.

Të Lidhura

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026
Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës
Opinione

Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës

28 Prill, 2026

TË FUNDIT

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026

“Arti në shërbim të jetës: Më 5 qershor hapet në Tiranë Panairi Bamirësie për kauzën e Blerina Kalthit”
Kulturë

“Arti në shërbim të jetës: Më 5 qershor hapet në Tiranë Panairi Bamirësie për kauzën e Blerina Kalthit”

2 Qershor, 2026

Partia Demokratike publikon emrat fitues për Këshillin Kombëtar
Aktualitet

Partia Demokratike publikon emrat fitues për Këshillin Kombëtar

31 Maj, 2026

Ndahet nga jeta Kreshnik Tartari, legjenda e volejbollit shqiptar
Aktualitet

Ndahet nga jeta Kreshnik Tartari, legjenda e volejbollit shqiptar

31 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com