Ndryshimet që kërkohen të bëhen në ligjin zgjedhor, që dalin në treg gjoja si alternativa demokratike, prej tipa gjiknure me shoke, nuk janë gjë tjeter, perveçse tentativa për monopole te gjata të fëlliqura politike, kjo prej dinastive të rrëzikshme të krijuar gjatë këtyre viteve të pluralizmit politik.
Këto pelivanllëqe, bajate, kërkojnë asfiksimin e demokracisë, ku gjithçka në mënyrë artificiale bën që pushteti të qëndroj brenda një grupi oligarkesh politik, të cilët janë shumë më të rrëzikshëm se oligarkët ekonomik, pavarsisht se këto dy lloj oligarkie janë të shkrira organikisht mes tyre.
Pragu 5% dhe çeshtja e kualicioneve, pa hyrë në detaje të tjera të vërtetuara deri tani, do të bënin nul aksionin opozitar të deritanishëm dhe do të veshtirëson deri në pamundësi rotacionin politik.
Sido, në fund demokracia dhe e drejta do të triumfojnë mbi çdo pisllek që vazhdon të i quajnë shqiptarët syleshë përpara kapadaive politik të dalë mode prej kohësh.