InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Ardi Veliu, mendërisht i tredhur

29 Maj, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Ardi Veliu, mendërisht i tredhur

Nga Elona CASLLI

Kam besuar gjithnjë se nuk ka pamje më dëshpëruese se pamja e një burri të tredhur mendërisht. Tredhja mendore është shfaqja më mjerane e një burri, ose të paktën e një qënieje që anatomikisht quhet i tillë.

Një shfaqje të tillë, do të na ofronte kreu i policisë Ardi Veliu teksa u shpjegonte deputeteve te Partisë Socialiste dhe jo vetëm, ngjarjen mbi dhunimin e djalit 15 vjeçar, ditë më parë nga katër policë.Në gjendjen e një tredhjeje të plotë mendore, Ardi Veliu do të na shpjegonte se është e vërtetë që policia kishte pasur një kapërcim të vogël.

Sipas Ardi Veliut, dhuna e katër policëve ndaj një minoreni është veçse një kapërcim i vogël dhe asgjë më shumë. Si për të na bindur se drejtësia është vënë në vend, Ardi Veliu do të nënvizonte faktin se njëri nga policët është pezulluar dhe është nën hetim.Ardi Veliu nuk do të mjaftohej me kaq.

Pranë organizatës bazë në parti do të bënte edhe biografinë familjare të djalit, si për të justifikuar faktin se dhuna e ushtruar nga policia nuk ishte aq e dënueshme, për sa kohë fëmija vinte nga një familje reaksionare.

Impotenca mendore e Ardi Veliut , do të shfaqej haptazi teksa ky i fundit, duke iu kërkuar ndjesë zonjave të nderuara (sikundër do t’i quante ai) si Elona Gjebrea, Ermonela Felaj , Elena Xhina dhe Antoneta Dhima dhe duke nënvizuar ndjesinë respektit që kishte për këto të fundit, do të prezantonte një video ku nëna e djalit do të shfaqej me një pistoletë në dorë.

Ndërkohë, video në fjalë është pjesë e xhirimeve të një filmi, në të cilin e ëma e djalit ka luajtur një rol të caktuar.Organizata bazë e partisë, do të dilte në përfundimin se djali ishte produkt i një edukimi të keq dhe se dhuna e policisë nuk ishte aq e dënueshme, pasi djali vinte nga një familje jo e respektueshme, sipas Ardi Veliut dhe jo vetëm.

Ardi Veliu duhet të dijë se ka shkelur dinjitetin e një gruaje dhe e ka përbaltur atë pa asnjë lloj të drejte.Ardi Veliu para se të bëjë biografinë e një gruaje, të bëjë biografinë e tij me të drejtën dhe me përgjegjësinë që mban për pozicionin që ka

.Ardi Veliu duhet të dijë se çdo lloj biografie nuk e përligj dhunën e katër policëve mbi një minoren; përkundrazi përforcon akoma më shumë perversitetin e kobshëm të Rilindjes.

Post Scriptum- Tredhja mendore është diagnoza e kohës sonë.

Të Lidhura

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

TË FUNDIT

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale
Aktualitet

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale

16 Qershor, 2026

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026

35 pilula në ditë për shëndetin: rutina e Kim Kardashian që po alarmon mjekët!
Show Biz

35 pilula në ditë për shëndetin: rutina e Kim Kardashian që po alarmon mjekët!

16 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com