=== console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block.
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Sjellja e kryeministrit që mund të na marrë në qafë të gjithëve

26 Mars, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Sjellja e kryeministrit që mund të na marrë në qafë të gjithëve

Nga, Red VARAKU

Dihet që suksesi politik i Ramës ka si bazë aftësinë e tij për të mashtruar dhe manipuluar realitetin. Si njohës i mirë i fuqisë së medias dhe spektaklit, ai ia pati dalë të imponojë dy gjëra: mitin e tij dhe narrativën e tij mbi realitetin.

Mitin që ai është artist, njeri i lirë, që nuk i përket konjukturave politike,as të majtës dhe as të djathtës, por është një njeri që i përket vetëm popullit. Dhe narrativën që gjithçka që bën, ai nuk e bën asnjëherë për interesin e tij personal, por e bën vetëm nga dashuria e madhe që i vlon në shpirt për popullin tonë të vuajtur.

Por, ky mit me gjithë përpjekjet e Ramës për ta mbajtur gjallë, tashmë nuk egziston më. Pas shtatë vjetëve dështimesh të njëpasnjëshme dhe pas radiografisë së ashpër të përgjimeve të publikuara, tashmë të gjithë e kanë të qartë që Rama, jo vetëm nuk është një përfaqësues i këtij populli, por është bash instrument në duart e atyre që e kanë torturuar, persekutuar dhe poshtëruar këtë popull për 45 vjet me rradhë.

Ndërsa narrativa e tij, që me reformat po i shërben interesit popullor, nuk shërben më as për të mbajtur me gajret dhe vetë socialistët, sepse tashmë është krejt e qartë, që të gjitha reformat e ndërmarra kanë pasur si qëllim ringjalljen dhe fuqizimin e strukturave të ish-regjimit, për ta mbajtur nën sundim dhe rrjepur këtë popull. Kështu, njeriu i popullit, në emër të popullit kreu këto shtatë vjet mizori që asnjë pushtues nuk ia kishte shkaktuar më parë.

Gjithsesi deri këtu beteja e tij, edhe pse e paskrupullt dhe imorale, ka qenë një betejë politike. Sa kohë që një betejë është politike dhe ti ia del të qëndrosh në pushtet, pavarësisht marreveshjeve imorale dhe kostove për vendin, ky mund të quhet sukses, sipas parimit të çakejve në politikë.

Por, kësaj here nuk kemi të bëjmë më me luftë dhe interesa politike. Kësaj here kryeministri nuk ka përballë as popullin dhe as opozitën, por ka përballë një virus vdekjeprurës që ka gjunjëzuar tërë Perëndimin dhe çdo neglizhencë ose pamaturi, nuk është më thjesht një dështim, por është një vepër kriminale.

Kryeministri në detyrë ka përballë një virus, që në fakt as që do t’ia dijë për fjalimet e tij plot elokuncë apo për strategjitë mediatike që përdor ai për të mashtruar. Ai ka përballë një virus fatal, që nuk e mund dot kurrë me gënjeshtra dhe mashtrime, madje fatkeqësisht as me ndërkombëtarë të korruptuar.

Përkundrazi, çdo gënjeshtër dhe mashtrim prodhon jo vetëm rezultate vdekjeprurëse në kuptimin fizik, siç ishte rasti i vonesës së mbylljes së kufijve me Italinë apo moskarantimi i gjithkujt, që vinte nga jashtë për 14 ditë, por prodhon edhe një faturë ekonomike vdekjeprurëse për ekonominë tonë të lodhur.

Ndaj, ai duhet të heqë dorë menjëherë nga qasja e deritanishme që ka për situatën e krijuar nga pandemia. Ai duhet të heqë dorë nga disinformacioni, përhapja e panikut dhe përpjekja për të manipuluar realitetin, sepse kjo mund të shkaktojë dallgë që mund ta përmbysin varkën tonë të lodhur.

Ai duhet të çlirohet menjëherë nga nevoja që ka për tu dukur sikur gjithçka e ka nën kontroll. Ai duhet të flasë hapur me qytetarët edhe për situatën financiare të vendit, dhe jo të flasë me tone lufte, ndërsa vazhdon të ketë prioritet pagesat e oligarkëve. Kjo është e domosdoshme, sepse nëse keqmenaxhohet mund të shkaktojë më shumë dëme se vetë virusi.

Sepse, sot më shumë se asnjëherë tjetër në historinë tonë, nuk kemi nevojë për një kryeministër llafazan dhe grindavec, por kemi nevojë për një kryeministër që të flasë me tone normale duke komunikuar qartë dhe pa ekuivoke mesazhin e duhur, si dhe një kryeministër që të garantojë siguri për të ardhmen.

Kemi nevojë për një kryeministër, që të na bindë për nevojën e ndryshimeve në jetën tonë, dhe jo të na detyrojë apo të përfitojë politikisht nga kjo dhe të flasë me kamzhik në dorë duke fshikulluar këdo që e kundërshton. Një kryeministër që na bashkon dhe nuk ndez zjarrin e përçarjes në këto kohë ‘lufte’.

Ndryshe nëse vazhdon kështu, si rob i frikës për humbjen e pushtetit, si rob i nevojës për të qenë i pëlqyer, duke e trajtuar këtë me naivitet si një problem politik si gjithë të tjerët, duke e kuruar vetëm mediatikisht dhe jo realisht, duke gënjyer për të shmangur përgjegjësinë dhe për të ruajtur karrigen e tij, situata do të vijë duke u rënduar dhe pasojat do të jenë vërtet shumë të rënda, jo vetëm për pasurinë dhe të ardhmen e qytetarëve, por edhe për jetën e tyre.

Të Lidhura

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026
Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026

TË FUNDIT

“LËRENI SERVILIZMIN!”/ Axhami shpërthen ndaj deputetëve: Mos e ktheni Kuvendin në noter të pushtetit, shteti dhe kombi mbi partinë!
Aktualitet

“LËRENI SERVILIZMIN!”/ Axhami shpërthen ndaj deputetëve: Mos e ktheni Kuvendin në noter të pushtetit, shteti dhe kombi mbi partinë!

24 Shtator, 2026

PLL kërkon dorëheqjen e Ramës: “Kriza prek institucionet e sigurisë, nevojiten zgjedhje të parakohshme”
Aktualitet

PLL kërkon dorëheqjen e Ramës: “Kriza prek institucionet e sigurisë, nevojiten zgjedhje të parakohshme”

22 Shtator, 2026

BERALB pranë Pukës në ditët e zjarreve, Kryebashkiaku Dodaj mesazh falënderimi: “Partneriteti i vërtetë provohet në ditët e vështira”
Aktualitet

BERALB pranë Pukës në ditët e zjarreve, Kryebashkiaku Dodaj mesazh falënderimi: “Partneriteti i vërtetë provohet në ditët e vështira”

22 Shtator, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

“Stop glorifikimit të diktaturës!”/ Shpëtim Axhami shpërthen ndaj përdorimit të simboleve komuniste: “Për mijëra familje, është fyerje ndaj vuajtjeve të tyre”

21 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com