Urimeve të shumta kushtuar nënave, motrave dhe bashkëshorteve të tyre me rastin e 8 marsit, “Ditës botërore të gruas”, u janë bashkuar dhe figura të njohura të politikës dhe të shumë fushave të tjera, të cilët në thelb, kanë shprehur mesazhe dashurie dhe krenarie.
Nuk mund të mungonte ish-deputeti xhentëlmen, i njohur për lidhjet e tij të forta me familjen, Eduart Ndocaj, i cili përmes një urimi të publikuar në profilin zyrtar, ka shprehur të gjithë ndjesinë e botës shpirtërore dhe krenarinë për nënën e tij, ndaj së cilës përulet me mirënjohje dhe dashuri të pakufishme.
Në urim, Ndocaj gjen rastin t’i përbetohet nënës së tij, se asnjëherë nuk e hoqi nga zemra dhe nga mendja, dhe pse ai jeton prej më shumë se 20 vitesh në emigrim.
Urimi i plotë: