Ndarja nga jeta, ditën e djeshme në moshën 99 vjecare të Nexhmije Hoxhës, e veja e ish-diktatorit Enver Hoxha, ka sjellë shumë reagime duke e përcjellë ndarjen nga jeta të saj, me komente dhe opinione të ndryshme që lidhen kryesisht me veprimtarinë dhe me ndikimin e saj në jetën politike të vendit dhe të vendimmmarjeve të ish-diktatorit, të cilat kanë sjellë persekutimin dhe internimin e mijëra familjeve shqiptare, si dhe të qindra të vrarëve, që vinin nga radhët e elitës së vendit dhe që nuk u pajtuan me vijën ideologjike të familjes Hoxha.
Një reagim origjinal, ka bërë dhe ish-deputeti Eduart Ndocaj, i cili duke kujtuar origjinën e tij nga një familje e persekutuar, ka mbajtur një qëndrim shpërthyes, ku përmes një video-komunikimi, ka bërë një parashtrim të pikëpamjeve të tij në lidhje me qëndrimin që duhet të mbajë historiografia shqiptare në raport me familjen Hoxha, duke e konsideruar familja që u ka sjellë fatin e kobshëm shqiptarëve.
Ndocaj, më pas, teksa ka kujtuar batutën epike të tij, nga koha kur ishte deputet i Kuvendit të Shqipërisë (një m* heshtje), e cila i ka dalë shkarazi nga emocionet e foltores, kësaj radhe ai u kërkon pikërisht këtë gjë shqiptarëve, të mbajnë një m* heshtje në respekt të ndarjes nga jeta të “vejushës së zezë”.
Ja video e plotë: