InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Bota

‘Gjenerali do hidhte në erë 4 ambasada’, sa reale është deklarata e Trump

13 Janar, 2020
in Bota, InfoPress, Lajme
A A
‘Gjenerali do hidhte në erë 4 ambasada’, sa reale është deklarata e Trump

Zyrtarët kryesorë amerikanë janë bërë gardh rreth pohimeve të Presidentit Donald Trump, i cili ka thënë se komandanti iranian i forcave Quds Qassem Soleimani synonte të hidhte në erë katër ambasada amerikane.

Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper tha për rrjetin televiziv CBS News se “ai nuk kishte parë informacione zbulimi se Irani paraqiste një kërcënim të afërt për katër ambasada të SHBA-së, por ai shtoi se i besonte Presidentit Trump kur thotë se ka pasur një gjë të tillë (kërcënim)”.

Në një intervistë për CNN-in shefi i Pentagonit tha se ai besonte se Soleimani ishte “ditë larg” fillimit të një sulmi ndaj objekteve amerikane kur SHBA-ja sulmoi me dron duke e vrarë atë më 3 janar.

Si përgjigje, Irani hodhi 16 raketa balistike në bazat ushtarake në Irak, ku janë vendosur trupat amerikane. Zyrtarët amerikanë kanë thënë se ishin në dijeni të sulmit disa orë përpara, gjë që u dha kohe të garantonin sigurinë e forcave. Pas sulmit nuk pati njoftime për viktima amerikane.

Në seancat për informimin e Kongresit lidhur me sulmin për vrasjen e Soleimanit, ligjvënësit përfshirë kryetarin e komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve Adam Schiff, thanë se zyrtarët e administratës Trump nuk përmendën kurrë mundësinë e sulme ndaj katër ambasadave.Por këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare Robert O’Brien tha për Fox News të dielën se “ata (demokratët) duhet të na besojnë për informacionet e zbulimit që kemi patur në lidhje me kërcënimin që paraqiste Soleimani”.

Ai shtoi se ishte “e vështirë të diheshin specifikat” e kërcënimit që vinte nga Soleimani dhe forca Quds që ai drejtonte. Zoti O’Brian tha gjithashtu se kishte informacione për “kërcënime shumë serioze ndaj objekteve amerikane në rajon”.

Kryetarja Nancy Pelosi drejtuese e Dhomës së Përfaqësuesve tha se “mendon se administrata nuk ka qenë e çiltër me Kongresin”.

Pas sulmit me raketa të Teheranit, zoti Trump u tërhoq nga kërcënimet e mëparshme për sulme të mëtejshme ushtarake kundër Iranit dhe në vend të kësaj i vendosi Teheranit sanksione të tjera ekonomike.

Zoti O’Brien tha që fushata amerikane e “presionit maksimal” kundër Iranit po funksionon. “Irani po mbytet”, tha ai duke shtuar se është bërë e vështirë për Teheranin të marrë paratë për financimin e vazhdueshëm të operacioneve ushtarake të forcës Quds në Lindjen e Mesme.

Të Lidhura

Trump kritika sërish Melonit, kryeministrja italiane: S’mund të ndahet Aleanca euroatlantike
Bota

Trump kritika sërish Melonit, kryeministrja italiane: S’mund të ndahet Aleanca euroatlantike

16 Prill, 2026
Konsumoi pije energjike, ndërron jetë 17-vjeçarja!/Reagon familja e së ndjerës!
Bota

Konsumoi pije energjike, ndërron jetë 17-vjeçarja!/Reagon familja e së ndjerës!

16 Prill, 2026
Astronautja e NASA-s: “Toka dukej pezull, një përjetim që më tronditi”
Bota

Astronautja e NASA-s: “Toka dukej pezull, një përjetim që më tronditi”

13 Prill, 2026
Trump bën “paqe” me NATO-n: Aleatët do të na ndihmojnë në pastrimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump bën “paqe” me NATO-n: Aleatët do të na ndihmojnë në pastrimin e Ngushticës së Hormuzit

13 Prill, 2026
Dështojnë bisedimet SHBA–Iran në Islamabad, Vance: “Nuk arritëm marrëveshje”
Bota

Dështojnë bisedimet SHBA–Iran në Islamabad, Vance: “Nuk arritëm marrëveshje”

12 Prill, 2026
“Informacioni që morëm një vit më parë” – Netanyahu zbulon ARSYEN pse u sulmua Irani
Bota

“Informacioni që morëm një vit më parë” – Netanyahu zbulon ARSYEN pse u sulmua Irani

12 Prill, 2026

TË FUNDIT

Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026

Televizioni, fabrilë antivlerash
Të ndryshme

Televizioni, fabrilë antivlerash

5 Maj, 2026

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”
Aktualitet

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”

4 Maj, 2026

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com