Ti beson te hiçi
Vazhdon e çukit
Në cepin e mendimit,
Dorën rrallë e zgjat
Në përçartje të vegimit.
Ditët gojëshkarpa gëlltisin
Fruta me thatësirë të tepruar,
Pa pikë fantazie shoshoqen
E patën gur të çmuar.
Bën të fortin duke u hakërryer
Për dështimet ndaj unit tënd,
Pa ceremoni triumfojnë dikur
Pa u shkuar mornica nëpër mend.
Ti pret e nuk di se çka pret
Se qielli çdo lutje s’pranon,
Te hiçi e kthimi imagjinar
Verbërisht e di, beson…











