Një sulm ndaj ambasadës së Malit të Zi në Beograd, ka ndodhur rreth mesnatës, dhe ka nxitur reagimin e kryeministrit malazez Dusko Markoviç.
Ai tha se shteti i tij po përballet me një sulm ndaj pavarësisë dhe lirisë, pas sulmeve në zyrat diplomatike në Beograd dhe Lubjanë, ku ka pasur dhe përpjekje për djegien e flamurit.
Markoviç shkruajti në llogarinë e tij në Tëitter se “qëndrimi i autoriteteve të Serbisë është tronditës. Mali i Zi po përballet edhe një herë me sfidën për pavarësinë dhe lirinë e saj.” Ai shtoi se Mali i Zi do të ruhet “përkundër urrejtjes që i ekspozohet nga të njëjtët njerëz brenda dhe jashtë vendit.”
Ligji i miratuar kohët e fundit për Komunitetet Fetare shkaktoi një valë protestash në të gjithë Malin e Zi, të organizuar nga serbët vendas dhe Kisha Ortodokse Serbe (SPC), i cili e përshkroi ligjin si të dëmshëm për interesat e tyre në republikën bregdetare,
Reagimi i Markoviçit të Premten erdhi pas protestës së mbrëmshme para ambasadës së Malit të Zi në Beograd të inskenuar nga tifozët e klubit sportiv të Yllit të Kuq.
Pas ndeshjes së basketbollit kundër skuadrës gjermane Bayern, gjatë së cilës mbështetësit brohorisnin parulla fyese për Presidentin e Malit të Zi Milo Djukanovic, tifozët shkuan në ambasadën e vendosur në zemër të qytetit.
Ata përdorën mjete piroteknike në një përpjekje për të djegur flamurin e Malit të Zi në krye të ndërtesës. Agjensia e lajmeve Beta raportoi se asnjë polic me uniform nuk ishte i pranishëm, por vetëm oficerë të thjeshtë civilë.
Incidente të ngjashme kanë ndodhur jashtë konsullatave të Malit të Zi në Serbi dhe Mal të Zi, të cilat Ministria e Jashtme e Podgoricës i cilësoi si “vandalizëm”.