Kryeministri Edi Rama ka pritur në Tiranë Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Ata kanë mbërritur në Tiranë në kuadër të Samitit të tretë të mini-Shengenit Ballkanik i cili për dy ditë do të zhvillohet në Shqipëri.
Pas pritjes ata kanë filluar takimin informal.
Ndërkohë, nga ana tjetër Lëvizja Vetëvendosja në Tiranë proteston kundër ardhjes në Shqipëri të Vuçiç.