InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ina Zhupa: Standardi rilindas: zbukurojnë qytetin e Durrësit me 42 mijë euro për festa, kur njerëzit janë akoma rrugëve pa siguri, pa strehim

14 Dhjetor, 2019
in Aktualitet, InfoPress, Politikë
A A
Ina Zhupa: Sistemi ka rënë! Gjyqësori i kapur nuk heton dosjet e drogës, krimit, dhe të votave të blera. Qytetarët do fitojnë!

TIRANË– Zëdhënësja e Partisë Demokratike ka deklaruar se për zbukurimin e qytetit të Durrësit janë harxhuar 42 mijë euro, ndërkohë që Mitrovica dhe Tetova vendosën të mos kishin dekor festash dhe paratë ia dhuruan Shqipërisë për ndihma për të prekurit nga tërmeti.

Përmes një postimi në “Facebook”, Zhupa publikon deklaratën e kryetares së bashkisë së Tetovës për vendimin e marrë dhe dokumentin e prokurorimit për dekorin e qytetit të Durrësit.

Sipas saj Tirana që ka edhe fondin më të madh të shpenzimeve për zbukurimet e festave, por edhe Durrësi e Lezha kanë shpenzuar miliona lekë për dekor, ndërkohë që banorët janë jashtë pa strehë, pa ushqime, edhe të pasigurt se çfarë do ndodhi me ta.

Postimi i plotë i Ina Zhupës:

“Standardi rilindas: zbukurojnë qytetin e Durrësit me 42 mijë euro për festa, kur njerëzit janë akoma rrugëve pa siguri, pa strehim! Ndërkohë, Tetova na dhuroi 25 mijë eurot e dekorit të saj festiv për qytetarët e Durrësit!

Mitrovica dhe Tetova vendosën të mos kishin dekor festash këtë vit, sepse paratë e parashikuara për zbukurimin e qyteteve ia kanë kaluar Shqipërisë për ndihma për të prekurit nga tërmeti. Tetova dhuroi 25 mijë eurot e dedikuara për dekorin festiv.

Ndërsa Tirana që ka edhe fondin më të madh të shpenzimeve për zbukurimet e festave, por edhe Durrësi e Lezha, kanë shpenzuar miliona lekë për dekor. Ndërkohë që banorët janë jashtë pa strehë, pa ushqime, edhe të pasigurtë se çfarë do të ndodhë me ta.

Durrësi qyteti edhe më i prekur nga tërmeti, me humbje tragjike jetësh njerëzish, harxhon 42 mijë euro për dekor zbukurimesh në qytet.

Qeveria është e gatshëm që të lërë pa shpërblim pensionistët që mezi shtyjnë muajin, por jo dritat edhe yjet e qyteteve! Sepse për rilindasit e emëruar në krye të bashkive edhe për qeverinë, dukja se gjithçka është në rregull, është më e rëndësishme se realiteti i mjerueshëm që po përjetojnë shqiptarët!”.

Termeti i 26 nentorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohet nga firmat e ndërtimit. Rama tha se projekti i rindërtimin nuk do të dëmtojë “buxhetin 2020”.

Të Lidhura

Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti
Aktualitet

98-vjetori i Mbretërisë, Axhami: “Monarkia, alternativë serioze politike edhe sot”

1 Shtator, 2026
“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

Axhami: Kjo qeverisje ka rënë, Shqipëria ka nevojë për një kthesë politike

28 Gusht, 2026
“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026
Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit
Aktualitet

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit

24 Gusht, 2026
Eva Vatoci ngre alarmin për Valbonën: “Çmimet e larta dhe shërbimi po dëmtojnë turizmin malor”
Aktualitet

Eva Vatoci ngre alarmin për Valbonën: “Çmimet e larta dhe shërbimi po dëmtojnë turizmin malor”

23 Gusht, 2026
Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti
Aktualitet

Shpëtim Axhami: Shqipëria të ketë Ditën Kombëtare të Kujtesës për viktimat e komunizmit

23 Gusht, 2026

TË FUNDIT

Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti
Aktualitet

98-vjetori i Mbretërisë, Axhami: “Monarkia, alternativë serioze politike edhe sot”

1 Shtator, 2026

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

Axhami: Kjo qeverisje ka rënë, Shqipëria ka nevojë për një kthesë politike

28 Gusht, 2026

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”
I përzgjedhur

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”

27 Gusht, 2026

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com