InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

6 surprizat e Festivalit të 58-të të Këngës

12 Dhjetor, 2019
in InfoPress, Kulturë, Lajme
A A
6 surprizat e Festivalit të 58-të të Këngës

Festivali i 58-të i Këngës pritet të jetë eventi më i madh i muzikës, jo vetëm i këtij viti, por edhe i viteve parardhëse.
Lista e konkurrentëve e publikuar pak javë më parë ndolli disa pikëpyetje, por pikëpyetjet i lanë vendin kureshtjes dhe kuriozitetit mbi këngët që artistët do të sillnin.
Sigurisht, emrat si Albërie Hadërgjonaj, Bojken Lako, Valon Shehu, Arilena Ara, Renis Gjoka, Genc dhe Nadia Tukiçi, Kanita, Aldo apo Elvana Gjata i kishin pritshmëritë paksa gati duke qenë se profilet e tyre pak apo shumë, janë të kanalizuara në një festival si Festivali i Këngës.
Që prej datës 9 dhjetor, të 20 këngët gjenden në YouTube, ku kanë arritur dhjetëra mijë shikime ama ne do të ndalemi në 6 artistë që rezultuan “surpriza” e këtij festivali.

1. Gena – “Shqiponja e lirë”

Gena i përket një zhaneri muzikor që përqafohet nga i gjithë publiku… i madh dhe i vogël, i ri dhe i moshuar, nga veriu në jug. Ama pjesëmarrja e tij në festival solli pyetjen: “Çfarë kënge do sjellë Gena vallë?”
“Shqiponja e lirë” – ka arritur të mbledh deri më tani mbi 50 mijë klikime në YouTube dhe reagimet e publikut online ka qenë përkrahës si gjithmonës ndaj Genës.
Jo vetëm kaq, por edhe radiot mbarë vendit kanë nisur transmetimin e kësaj kënge patriotike, por jo arkaike, ama moderne! Kështu, Gena u ka kthyer një përgjigje të mirë të skeptikëve që vinin në pikëpyetje pjesëmarrjen e Genës në festival.

2. Wendi Mansaku – “Ende”

Wendi është një nga konkurrentet më të vogla të këtij festivali, e cila u pa me një sy ndryshe në publikimin e listave. Kjo në sajë të moshës dhe eksperiencës së Wendit, të cilat krahasuar me konkurrentët e tjerë si Albërie Hadërgjonaj, Eli Fara, Elvana Gjata, Kamela Islamaj, Bojken Lako, Olta Boka, Genc Tukiçi, etj…është më modeste.
Mirëpo, fjalën e fundit e paska pasur Wendi, e cila në këngën pjesëmarrëse të sajën “Ende” ka treguar aftësi të papara profesionale vokalisht duke arritur të përshtasë zërin në dy rryma të ngjizura, rnb dhe trap.
Ndryshimi i regjistrit në minutat 02:00 dhe 02:55 në këngën e Wendit na bind për faktin se këtë vajzë mos ndoshta e keni nënvlerësuar.

3. Sara – “Ajër”

Në listën e artistëve pjesëmarrës ishte edhe emri i Sara Bajraktarit, një emër i ri në skenën muzikore.
E njejta pyetje për Wendin qe dhe për Sarën ama, ashtu sikurse kolegia e saj, Sara dha një përgjigje tepër të mirë.
“Ajër” është tashmë një nga baladat më të ndjera të këtij edicioni dhe ndoshta një nga baladat më të mira të këtij viti në tregun muzikor shqiptar.
Një orkestrim i mirë, një teks prekës dhe personal dhe një interpretim fantastik i Sarës – e bëjnë këto Sarën “big”? Duh! Po!

4. Kastro Zizo – “Asaj”

E kujt do t’i kishte shkuar mendja se do të vinte dita që Kastro Zizo do të na e kishte bërë zemrën copë e çikë më këngën e tij në Festivalin e Këngës? Askujt!
Që në notën e parë, vëmë bast që të gjithë keni ndaluar dhe keni thënë: “Prit! Qenka e bukur!” (Ok, e kam bërë dhe unë!)
Një këngë me tekst dedikuar të ëmës së tij të ndjerë, me një muzikë që shijohet ulur, pranë një zjarri, me një gotë verë pranë dhe duke shijuar (e vajtuar) kujtimet e personit më të dashur në jetën e një njeriu!
E kujt ja kishte marrë mendja pak javë më parë që Kastro do të na kishte surprizuar kështu?
P.s. Kastro, publikisht të them, mos ndalo së bëri kështu muzike!

5. Tiri – “Me gotën bosh”

Pjesëmarrja e vjetshme e Tirit në Festivalin e Këngës nuk pati pritshmëritë e duhura për artistin, por duket se ajo i ka bërë mirë Tirit.
“Me gotën bosh” – është një nga këngët me tekstin më të mirë të këtij edicioni dhe jo vetëm.
E kur këtë tekst e vë në vokalin e Tirit, kthehet në dedikim perfekt për një dashuri të krisur!
Epo, një duartrokitje për Tirin…

6. Eli Fara dhe Stresi – Bohem

Të fundit, por jo nga rëndësia…
Bashkëpunimi i Eli Farës dhe Stresit ka qenë ndoshta më i komentuari në festival dhe kjo për shkak të dy rrymave të ndryshme që të dy përfaqësojnë.
E para, ikonë e muzikës qytetare shqiptare dhe serenatave të bukura korçare dhe i dyti, një nga reperët më të mirë shqiptarë… dhe kur të dy bëhen bashkë në Festivalin e Këngës na sjellin të gjithë Mesdheun me ritmet e tij, të miksuar me pak ritme hip-hop, por që e bën akoma më romantike.
Epo, meqë mbetëm te “Bohem” le ta ngremë një gotë për Festivalin e Këngës dhe të gjithë artistët pjesëmarrës me këngët e tyre që po kthehen në hite!

Të Lidhura

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
“Arti në shërbim të jetës: Më 5 qershor hapet në Tiranë Panairi Bamirësie për kauzën e Blerina Kalthit”
Kulturë

“Arti në shërbim të jetës: Më 5 qershor hapet në Tiranë Panairi Bamirësie për kauzën e Blerina Kalthit”

2 Qershor, 2026
“Vargu si klithmë e shpirtit”/ Recensë mbi poezinë “Ku e kam vargun?” të poetes Eva Kacanja
Kulturë

“Vargu si klithmë e shpirtit”/ Recensë mbi poezinë “Ku e kam vargun?” të poetes Eva Kacanja

23 Maj, 2026
Brikena Kapedani, zëri i ri që po afirmohet fuqishëm në poezinë shqiptare
Kulturë

Brikena Kapedani, zëri i ri që po afirmohet fuqishëm në poezinë shqiptare

1 Prill, 2026
Xhuma Xhixha, një zë i ri që afirmohet përmes kujtesës dhe ndjeshmërisë poetike
Kulturë

Xhuma Xhixha, një zë i ri që afirmohet përmes kujtesës dhe ndjeshmërisë poetike

31 Mars, 2026
“Kur çelin zërat”, mbrëmja poetike që bashkoi artin dhe emocionin
Kulturë

“Kur çelin zërat”, mbrëmja poetike që bashkoi artin dhe emocionin

25 Mars, 2026

TË FUNDIT

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026

Prof. Dr. Enver Bytyçi letër Presidentit të Republikës: “Konsullata serbe në Shkodër, një precedent i rrezikshëm kundër interesit kombëtar shqiptar”
Aktualitet

Prof. Dr. Enver Bytyçi letër Presidentit të Republikës: “Konsullata serbe në Shkodër, një precedent i rrezikshëm kundër interesit kombëtar shqiptar”

5 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com