Tërmeti i datës 26 nëntor, krahas tragjedisë që shkaktoi me humbjen e 51 jetëve njerëzore, ka nxjerrë në pah problematika të mëdha në sistemin ndërtimor dhe në standardet e ndjekuara në këtë fushë gjatë këtyre tre dekadave.
Për ta kuptuar më së miri këtë aspekt dhe shkallën abuzuese në fushën e ndërtimeve, mjafton ti hedhësh një vështrim ndërtimit të institucioneve, kryesisht arsimore dhe shëndetësore, të cilat janë investuar dhe monitoruar nga bashkitë dhe dikasteret përkatëse.
Një denoncim i tillë na vjen nga bashkia e Krujës, ku sekretari i FRPD, së Krujës, Enea Hoxha sjell pamjet e një skandali të vërtetë, ku një shkollë e re, në Thumanë,e ndërtuar para pak kohësh, është dëmtuar totalisht nga tërmeti, çka nxjerr në dritë cilësinë e dobët dhe pa kritere.
Autoritetet vendore dhe bashkia, duke dasuhr të fshehin këtë skandal, kanë nxituar ta shembin objektin dhe të përpiqen të mbulojnë gjurmët e abuzimit të tyre duke e propaganduar shembjen e shkollës si pasojë e tërmetit. Ja denoncimi i sekretarit të FRPD, Krujë: