InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Të ikur apo të shpëtuar?!

3 Dhjetor, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
Të ikur apo të shpëtuar?!

Nga Elona CASLLI

Muaj më parë në një aeroport në Vienë, teksa prisja avionin për t’u kthyer në Shqipëri, takohem me një vajzë shqiptare që jetonte në Amerikë. Në bisedë e sipër më rrëfen se ndihej mirë atje. Kish një punë, një shtëpi e shumë gjëra të tjera por….. Fjalia e saj mbaronte gjithmonë me një por….. Në fund të çdo rrëfimi mbetej gjithmonë një por……

Dhe pas kësaj lidhëze gjendej gjithmonë fjala “mall”. Trishtimi ka ngërthyer aq keq shpirtin e çdo shqiptari që jeton në Shqipëri, sa po të dëgjojmë një shqiptar që jeton jashtë vendit të shprehë mallin për Shqipërinë, mbetemi të habitur. Sepse ne që jetojmë këtu bëjmë pyetjet- Si mund të të marrë malli për këtë vend?!

Pse duhet të të marrë malli për këtë vend? Madje në heshtje edhe pse nuk kemi guximin ta themi me zë të lartë, ndodh që edhe mund ta dënojmë mallin për këtë vend. Këdo që ikën nga ky vend e quajmë të shpëtuar dhe themi: Shpëtoi ai se iku! A janë në të vërtetë ata që ikin të shpëtuar?! Vajza shqiptare në aeroportin e Vienës m’u përgjigj kështu: Jam mirë, por shpeshherë kam shumë mall. Dhe është një mall i keq. E di si është?! A e ke parasysh kur je e vogël, dhe je në çerdhe dhe ka ardhur koha që nëna të vijë të të marrë, por ajo vonohet pak dhe ty të duket se ajo nuk do të vijë dhe të ka harruar?!

Kështu më ndodh shumë herë. Ne i quajmë të shpëtuar ata që ikin dhe nuk e pyesim kurrë veten se sa kushton ky shpëtim. Të bësh gati valixhet, të presësh biletën e avionit dhe të zbresësh në një tokë të huaj. Jeta jote dhe të dhënat e tua në Shqipëri, nuk i thonë asgjë askujt. Ti je një qënie që duhet të ripohosh nga fillimi vetveten në një tokë të huaj. Nëse në Shqipëri kishe një identitet atje duhet ta rindërtosh nga fillimi identitetin tënd. Je ti përballë një shoqërie që nuk të njeh.

Je ti që kërkon vendin tënd atje. Je ti që kërkon të pohohesh e të të pohojnë. Në cilësinë e një individi që nuk është larguar ndonjëherë nga Shqipëria bëj dy pyetje për të cilat nuk pretendoj asnjë përgjigje, pasi përvojat sa janë të përbashkëta, po aq janë edhe të përveçme… -Ata që ikin janë të ikur apo të shpëtuar?! -A është ikja i vetmi shpëtim?!

Post Scriptum- Ndërkohë Agron Tufa iku. Ikën një mendje tjetër nga ky vend dhe shtohet një dhembje tjetër në këtë vend!

Të Lidhura

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026

Prof. Dr. Enver Bytyçi letër Presidentit të Republikës: “Konsullata serbe në Shkodër, një precedent i rrezikshëm kundër interesit kombëtar shqiptar”
Aktualitet

Prof. Dr. Enver Bytyçi letër Presidentit të Republikës: “Konsullata serbe në Shkodër, një precedent i rrezikshëm kundër interesit kombëtar shqiptar”

5 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com