Nga Av.Besart Logu
E vetmja mënyrë për të ndalur vrullin dhe përmasat e frikshme që ka marrë krimi i organizuar është shkëputja e lidhjeve të tij me politikën!
Historia 30 vjeçare e tranzicionit na ka provuar dy gjëra:
1. Sa herë që Partia Socialiste është në pushtet, krimi del jashtë kornizave klasike të tij, duke u organizuar, strukturuar dhe sofistikuar në përmasa sfiduese ndaj shtetit! Qeveria Nano dhe Rama provojnë katërciprisht këtë fakt!
2. Partia Demokratike ka dëshmuar se i shpall luftë krimit. Menjëherë pas ardhjes në pushtet (2005), brënda 18 muajve, janë arrestuar dhe ekstraduar për të vuajtur dënimin 800 antar dhe kapo bandash të shtrira në të gjithë vëndin. Linku më poshtë sjell në vëmëndje emrat dhe shtrirjet e aktiviteteve të tyre.
Gjithashtu edhe pse në opozitë, Partia Demokratike ka patur si kauzë permanente të saj dekriminalizimin e administratës shtetërore dhe çlirimin e institucioneve nga persona me të shkuar kriminale. Për këtë, ajo ishte propozuesja e ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, apo siç njihet ndryshe ligji i dekriminalizimit. Rezultatet e tij të para ishin:
▪︎6 deputetë u shkarkuan,
▪︎3 u dorëhoqën,
▪︎12 të tjerë u hetuan por hetimet u ndërprenë pasi u mbaroi mandati dhe nuk u kandiduan më;
▪︎18 kandidatë për deputetë u tërhoqën nga kandidimi para votimit;
▪︎1 kryebashkiak u largua dhe 3 shkuan në hetim;
▪︎5 gjyqtarë u dorëhoqën;
▪︎45 zyrtarë të lartë dhe 110 zyrtarë të niveleve më të ulta u larguan;
▪︎35 këshilltarë bashkiakë u shkarkuan;
▪︎21 u dorëhoqën.
Gjithashtu, gjatë vitit 2017 Prokuroria e Përgjithshme ka bërë një bilanc të veprimtarisë së njësisë së dekriminalizimit pranë saj. Sektori i Verifikimit të Integritetit të Personave që Zgjidhen, në Prokurorinë e Përgjithshme gjatë vitit 2017 ka nisur verifikimin e thelluar për 563 raste, konkretisht:
▪︎“Departamenti i Administratës Publike ka kërkuar verifikim të thelluar për 451 subjekte.
▪︎Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, 44 subjekte.
▪︎Institucioni i Kryeministrisë, 1 subjekt.
▪︎Kuvendi i Shqipërisë, 13 subjekte.
▪︎Institucioni i Presidencës, 18 subjekte.
▪︎Drejtoria e Policisë, 1 subjekt.
▪︎Avokati i Popullit, 34 subjekte.
▪︎Këshilli i Lartë i Drejtësisë, 1 subjekt.
Shifra të frikshme të cilat provojnë degradimin e administratës shtetërore në çdo qelizë. Përveç kësaj, nga viti 2013 e në vazhdim, grupeve të strukturuara kriminale iu krijuan hapësira të cilat mundësuan zhvillimin e aktivitetit të jashtëligjshëm në atë masë sa sot investojnë dhe pastrojnë paratë nga ky aktivitet aq lirshëm a thua se janë invetitor të huaj, proces i cili po sjell përplasje me pasoja në jetë njerëzish pasi po materializohet kapitali kriminal.
Tej çdo zgjatje, pasi ndërthuarja e mafias me pushtetin shfaqet në shumë forma ku shpeshherë duken njëlloj, pyetja që duhet ngritur është, A MUNDET KJO QEVERI TË LUFTOJË KRIMIN E ORGANIZUAR?!!!
Absolutisht jo! Rilindja është vetë mafia, nuk mund ta luftojë vetveten! Partia Demokratike ka dëshmuar se krimit i ka shpallur luftë dhe e ka fituar atë! Ky është dallimi mes dy alternativave qeverisëse, krimi në pushtet dhe lufta ndaj tij!