InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Tabaku në TEMPORA: Ngjarja e dhunës në auditoret e Fakultetit Ekonomik tregon se dhuna po pushton arsimin

6 Nëntor, 2019
in InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Tabaku në TEMPORA: Ngjarja e dhunës në auditoret e Fakultetit Ekonomik tregon se dhuna po pushton arsimin

Tabaku: Ngjarja e dhunës në auditoret e Fakultetit Ekonomik tregon se dhuni po pushton arsimin.

Mediat kanë raportuar për një ngjarje të tmerrshme, tronditëse që kishte ndodhur në fakultetin e Ekonomisë. Në lëndën që në fakt unë e ti Sonila kemi bërë bashkë “Drejtim Financiar” ku persona, të panjohur, kishin hyrë në klasë, kanë ngacmuar vajza, ishin zënë me studentë e lidh këtë personalisht, si një ish studente, ish pedagoge e atij fakulteti është një ngjarje e papranueshme. Jam në mbështetje të stafit akademik, të studentëve, familjeve te tyre, dekanatit. Më vjen keq që në Shqipërinë e 2019 ne diskutojmë për incidente që as 30 vite më parë nuk konceptoheshin. Kjo lidhet pikërisht me sigurinë e jetës, ti dërgon fëmijën në shkollë e duhet të përballet me kriminelë. E për ta çuar këtë politikisht sepse jam këtu si një përfaqësuese e një force politike.

  • Tabaku: kjo mazhorancë trimëron krimin.

Krimi është trimëruar nga parlamenti, bashkitë nga zyrat e policisë. Krimi ka shkruar në auditoret e fakultetit, kishte shkuar në Rektorat kishte tentuar të ndikonte në zgjedhjet në Rektorat por sot ka hyrë në dyert e auditorëve dhe kjo është e papranueshme.

Për mua kjo është cënimi i sigurisë, i studentëve në klasë, pedagogëve që japin mësim atje për mua është i papranueshëm.

Kemi dëgjuar për raste pafund, po flasim këtu për një rast i cili sigurisht është flagrant, flet për botën e krimit për lidhjet me politikën. Ndërkohë që prindërit që i çojnë fëmijet e tyre në shkollë për të studjuar dhe të ndodhen përballë një situate të tillë – për mua është e pakonceptueshme.

Kjo tregon ajo që nise ti emisionin Sonila “siguria në dorën e krimit po apo jo” dhe që shteti ka rënë. Nuk siguron më brenda një auditori universiteti studentët është e papranueshme. Një auditori universiteti publik dhe kjo vendos një pikëpyetje shumë të madhe për çdo gjë tjetër.

  • Tabaku: kryeministri I shfajëson kriminelat, I fut në tutelën e tij.

Nëqoftëse këto do kishin ndodhur në 2013 unë do flisja si gazetar i pavarur …
kjo ka ndodhur 300 here deri me sot. Ka ndodhur me rekorde kriminale që u mbuluan dhe u mbrojtën.

Ai fjalim që kryeministri bëri për Rahman Rahjen është bërë për Ndokën, Roshin pafund, pafund për Dakon, në këto 6 vite është përsëritur dhe çfarë po ndodh sot ??

Po diskutojmë një ngjarje që Partia Demokratike ka denoncuar 1 vit më parë. Jo për të bërë Kasandrën, jo për të shprehur gëzim, kënaqësi në asnjë mënyrë, sepse askush nuk gëzohet sot që situata është e tillë. Por po kthehemi tek denoncime të cilat i kemi bërë një vit më parë, sot po flasin, po i pranojnë, po i pranojnë si të vërteta.

  • Thelbi I vrasjeve në bregdet është Ligji Investimeve strategjike.

Çështja e pronave në bregdet, në fakt kam folur për pronën këto 6 vite pafund dhe për një ligj shumë abuzues që qeveria ka miratuar për Koorporatën e Investimeve, investime strategjike që prek pikërisht këto lloje investimesh dhe që vendos në pikëpyetjen-që nuk kanë më nevojë bandat me pushtet me kadastër me prokurorë, me kriminelë që zihen me njëri- tjetrin, por ja jep vet shteti pa përfshirë asnjë palë si pronën publike dhe atë private ja merr, i zapton, i rrëmben ja jep investitorin që e zgjedh vet – për mua është thjesht një pasqyrë e asaj që Shqipëria po përjeton, se çfarë po bën sot shteti, sesi i zapton pronën skedon, sesi përdor të fortin.

  • Tabaku: PD ka denoncuar kriminelët e lidhur me PS vite më parë.
    Përmendet Rumi, Partia Demokratike e ka denoncuar në 2015, sepse ka intimiduar komisionerët e Partisë Demokratike, të gjithë e dinë që ka punuar me kryetarin e bashkisë së Durrësit kështu që mos të çuditemi sot se krimi është trimëruar, krimin e ka trimëruar kryeministri i ka dhënë viston kryeministri dhe krimi sot fatkeqësisht po bën ligjin në Shqipëri.

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Krenar Dunga, më model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri
Të ndryshme

Krenar Dunga, një model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri

1 Maj, 2026

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB
Aktualitet

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB

1 Maj, 2026

Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com