Paneli për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e fletëvotimeve nga mërgata, edhe pse Gjykata Supreme kishte vendosur në aktgjykimin e saj që këto vota të numërohen,raporton Gazeta Express.
Zyrtari i VV-së, Blerim Sallahu ka paralajmëruar se Vetëvendosje do të ankohet përsëri në Gjykatën Supreme lidhur me numërimin e fletëvotimeve nga mërgata.











