InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

PD kërkesë KQZ: Shkarkoni pa vonesë Agim Kajmakun

30 Tetor, 2019
in Aktualitet, Lajme, Politikë
A A
PD kërkesë KQZ: Shkarkoni pa vonesë Agim Kajmakun

Partia Demokratike i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të vendosë pa vonesë për shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë së Vorës Agim Kajmaku.

Pas denoncimit të PD-së, ai u verifikua nga prokuroria se ka falsifikuar Formularin e Dekriminalizimit, duke fshehur arrestimin dhe hetimin në Greqi për veprën penale të përdorimit të parave fallco, si dhe duke fshehur identitetin e rremë të përdorur në Greqi për prindërit e tij.

Në kërkesën e firmosur prej Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, Partia Demokratike kujton se për këtë vepër të kryer nga Agim Kajmaku, ligji parashikon humbjen e menjëhershme të mandatit dhe dënimin e tij me deri në 4 vjet burg.

 “Fakti që në Formularin e Vetëdeklarimit, nuk është pasqyruar asnjë e dhënë e përcjellë në lidhje me arrestimin dhe hetimet përkatëse në shtetin grek, si dhe indentitetin e rremë të përdorur nga vetë ai, bën që Agim Kajmaku të përfshihet në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit publik si Kryetar i Bashkisë. Kjo pasjell përjashtimin e menjëhershëm dhe në çdo kohë nga funksioni publik që mban” – shprehet në kërkesën e tij Gazment Bardhi.

Në këtë kërkesë, drejtuar Kryetarit të KQZ, Klement Zguri dhe që i është dërguar për dijeni Ambasadës së SHBA dhe BE në Tiranë, theksohet qëndrimi i mëparshëm që KQZ-ja ka mbajtur në rastet e heqjes së mandatit të deputetëve Gledion Rahovica dhe Aqif Rakipi, raste këto që janë identike me atë të Agim Kajmakut.

“Për prokurorinë është e provuar se Agim Kajmaku ka patur dijeni të plotë në lidhje me faktin që ka qenë në hetim penal në Greqi dhe se ndaj tij kishte një proces gjyqësor penal në zhvillim. Ai ka kryer veprime konkrete për fshehjen e këtij fakti para autoriteteve shqiptare.”- thuhet në kërkesën e PD për KQZ-në.

Kërkesa e PD ka një sërë detajimesh juridike për t’i kujtuar KQZ-së se zbatimi i ligjit të dekriminalizimit për një funksionar si Agim Kajmaku, i cili ishte në kërkim europian në kohën e kandidimit dhe marrjes së mandatit, është shumë i rëndësishëm për besimin e publikut tek institucionet demokratike.

Në këtë rast, anëtarët e KQZ-së duhet të zbatojnë ligjin dhe të mos i nënshtrohen urdhrave politikë të Edi Ramës, pavarësisht se ai është personi që ka emëruar në detyrë edhe Agim Kajmakun, edhe 4 nga 5 anëtarët e KQZ-së.”-përfundon kërkesa e Partisë Demokratike për mbledhjen e menjëhershme të KQZ-së dhe shkarkimin e Agim Kajmakut nga detyra e Kryetarit të Bashkisë së Vorës.

Të Lidhura

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”
Aktualitet

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

23 Prill, 2026
Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026
Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën

22 Prill, 2026
Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën
Aktualitet

Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën

22 Prill, 2026
Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Aktualitet

Nga zhurma te faktet: Terreni dhe institucionet konfirmojnë rolin pozitiv të “Beralb” në Pukë

21 Prill, 2026
5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’
Aktualitet

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’

20 Prill, 2026

TË FUNDIT

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e premte, 24 Prill 2026

24 Prill, 2026

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”
Aktualitet

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

23 Prill, 2026

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e enjte, 23 prill 2026

23 Prill, 2026

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com