Nga Shpetim Axhami (Kryetar i PLL)
Uzurpatoret komunist, për të siguruar pushtetin diktatorial të tyre, tashmë kishin filluar revanshin e tyre, duke deformuat historinë dhe duke zhdukur elitën patriotike kombëtare, pro perendimore antikomuniste.
Keshtu ndodhi edhe në Tetor te 1947, para 72 vitesh duke u pushkatuar 16 të pafajshëm, 5 prej të cilëve deputet, vetëm se ishin të bindur se komunizmi nuk ishte vullnet i popullit por imponim sllavo- bolshevik serbo-rus.
Opozitarizmi ishte varrosur mbi gjakun e patriotizmit, intelektual dhe atdhetar.
Diversiteti i mendimit pushkatohej, ky diversitet kurrë nuk duhet te sherbente si luftë brenda shqiptarëve, ketë e projektoj regjimi komunist.
Diversiteti i mendimit duhet të na shërbejë si alternativë zhvillimi për kombin shqiptarë, por kjo do të ndodhë kur historia të shkruhet drejt dhe të denohen ligjërisht krimet e kumunizmit.
Lavdi dhe respekt për të gjithë ato që nuk u tërhoqën përpara litarit dhe plumbit në gjyqet e inskenuara të diktaturës komuniste.