InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Erion Veliaj, do të jetë yt bir!

1 Tetor, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
Erion Veliaj, do të jetë yt bir!

Elona CASLLI

Një ditë yt bir do të bëhet si Erion Veliaj! Ti nuk beson këtë dhe bën atë shenjën tipike që bën njerëzia kur nuk do që diçka e keqe t’i ndodhë dhe thua- Në gur e në mur, ky fat! Kurrë nuk do të ndodhë kjo, thua teksa e sheh tët bir të rritet. Hamendëson se në ndryshim nga të tjerët, ti do ta gjesh formulën magjike që në një mjedis me moral të sëmurë të edukosh një individ me moral të shëndetshëm.

Në luftën e përjetshme midis mjedisit të jashtëm dhe atij familjar, ti je i bindur se mjedisi yt familjar si rrallëherë do të dalë fitimtar. Dhe e çon në çerdhe tët bir, çdo ditë. Atje yt bir, rri urtë se nuk është ende në gjendje të kuptojë klasat e shoqërisë. Dhe jeta vazhdon e qetë dhe ti rron ende me iluzionin, se do të krijosh një botë qelqi për tët bir dhe asnjë papastërti nuk do të mund të hyjë brenda saj. Pastaj vjen shkolla. Shenjat e para të mjedisit të jashtëm, fillojnë të ndihen.

Ti gjendesh shpesh i siklestosur përballë tët biri, teksa ai të pohon se shoku i tij i bankës pushimet i kish bërë diku jashtë vendit. Ndihesh i pafuqishëm dhe i dobët përpara tët biri dhe i nxehur i përgjigjesh: ” Ne nuk vjedhim para, ndaj nuk shkojmë me pushime ku shkojnë ata!” Dhe pretendon që një qënie e brishtë që ende nuk e ka arritur moshën e pjekurisë, të kuptojë që në vendin e tij vjedhja është e ligjshme.

Koha ecën. Mjedisi i jashtëm fillon ta mundë mjedisin e brendshëm familjar. Iluzioni yt dalëngadalë fillon të humbasë. Krahasimet mes atyre që vjedhin dhe jetojnë mirë dhe atyre që nuk vjedhin dhe veçse jetojnë, pushtojnë gjithmonë debatet. Pyetjet dhe kërkesat e tët biri fillojnë të rriten. Ai kërkon gjithmonë diçka, që ti nuk mund t’ia plotësosh.Dhe ti i përgjigjesh gjithmonë me të njëjtën fjali- Ne nuk vjedhim. Ndërkohë yt bir , rritet dhe ndonëse ti nuk ia pohon dot vetes, e kupton që mjedisi i jashtëm po e formëson karakterin e tij.

Një leksion prej tetë orësh mbi moralin brenda shtëpisë, bie poshtë për një minutë jashtë pragut të shtëpisë, sepse ata që vjedhin janë në modë dhe shihen me sy tjetër nga shoqëria. Ata që vjedhin, mashtrojnë, vrasin, diçka dinë dhe janë dikushi dhe yt bir në kërkim të një identiteti vendos t’u ngjajë atyre dhe të jetë siç thuhet rëndom një “këlysh kurve”.

Se në biseda ata që vjedhin nuk quhen hajdutë, por “ këlysha kurve”. Dhe teksa yt bir përpiqet të fitojë titullin “ këlysh kurve” , ti gjykon veten pambarimisht, duke thënë: “Ku gabova unë?! Ç’bëra vallë?! “ Në të vërtetë gabove, kur mendove se e kishe betejën tënde të fituar kundrejt mjedisit të jashtëm. Gabove kur mendove se vjedhja dënohet veçse me fjalë, e jo me protestë.

Gabon kur mendon se lufta kundër Erion Veliajt, është lufta kundër një individi apo partie të caktuar, pasi në të vërtetë është lufta kundër së ligës, e cila është ngritur në altar në këtë vend. Ti, unë dhe shumë të tjerë, i falemi së keqes për sa kohë bashkëjetojmë të heshtur me të…..

Post Scriptum- Nuk bëhet fjalë për largimin e Veliajt. Bëhet fjalë për zbritjen e së keqes nga altari. Dhe për sa kohë e keqja nuk dënohet, ata që vjedhin do të jenë gjithmonë në modë dhe togfjalëshi “ bir kurve” do të jetë gjithmonë joshës për një adoleshent.

Të Lidhura

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026
Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026

TË FUNDIT

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”
Artikuj

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”

17 Gusht, 2026

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026

Inati i vjehrrës dhe i nuses
Artikuj

Inati i vjehrrës dhe i nuses

16 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Axhami: Heshtën për Havzi Nelën, turpi mbetet për ta!

15 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com