Dhimbja e kokës është shqetësimi më i shpeshtë që mund të kemi, por të zgjohesh me dhimbje koke nuk është aq e zakontë. Nëse stresi i grumbulluar gjatë ditës, lodhja fizike e mendore ju jep ndjesinë e pakëndshme të kokës së rënduar, po në mëngjes cilat janë arsyet përse zgjoheni me dhimbje koke?
Nëse një natë më parë keni përjetuar dhimbje koke, me shumë mundësi në mëngjes ajo do t’ju rishfaqet sapo të hapni sytë. Kjo gjë ndodh për shkak të një gjendjeje që quhet apnea, në të cilën në mënyrë periodike ndaloni së marri frymë për pak sekonda. Trupi juaj zgjohet në mënyrë që të mbushet me ajër, por ju nuk e kuptoni që kjo gjë ndodh.
Kërcitja e dhëmbëve mund të shkaktojë gjithashtu dhimbje koke natën, por ju e ndjeni vetëm ne mëngjes sapo zgjoheni.
Ekspozimi ndaj pluhurave, mikroorganizmave e baktereve gjithashtu mund t’ju shkaktojë dhimbje koke, për shkak të mbingarkesës së sinuseve dhe rrugëve të frymëmarrjes.