Flitet shumë për zgjedhje të parakohshme, si një zgjidhje e ngërçit të krijuar në 30 Qershor, ku përqindja e votuesve ishte e ulët dhe aspak përfaqësuese. Duket se i interesuar është edhe vetë kryeministri, mirëpo ai kërkon të krijojë më parë një përçarje në frontin opozitar, që ta ketë më të lehtë fitoren e ëndërruar. Nga ana tjetër duket qartë se ndërkombëtarët janë ndarë në dy pjesë dhe në dy grupime.
“Lufta” për të mbajtur apo fituar simpatinë e tyre ka kushtëzuar edhe vendimin e Bashës, për të shtyrë protestat e reja të Opozitës.
Ndërkohë flitet për “negociata”, që duhet të përcaktojnë rregullat e “lojës” politike të Vjeshtës. Por, kjo e zgjedhjeve të parakohshme, mund të jetë edhe një dinakëri e re e kryeministrit, sepse ai mund ta kthejë mendimin edhe në momentin e fundit.
Një gjë është e qartë, ndonëse me pushtet dhe qeverisje të lodhur, Rama nuk ka ndëmend të heqë dorë në mënyrë vullnetare nga pushteti, kush e ka këtë iluzion, dukshëm gabon rëndë. Ndonëse gabimet, nuk janë një gjë e re, por tashmë një rutinë e rëndomtë në të përditshmen e politikës shqiptare të Tiranës.