InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Konstitucionalisti Hazizaj: Procesi u manipulua, 30 qershori nuk ekziston

6 Shtator, 2019
in Aktualitet, Lajme, Politikë
A A
Konstitucionalisti Hazizaj: Procesi u manipulua, 30 qershori nuk ekziston

Konstitucionalisti Sokol Hazizaj, në një prononcimin për gazetën “Telegraf”, flet sesi e ka “lexuar” raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR-it për votimet njëpartiake të 30 qershorit, ku thotë se në Shqipëri mungon vullneti politik për të respektuar ligjin dhe Kushtetutën, e drejta kushtetuese për të zgjedhur nuk ka funksionuar. ”Mungesa e garës zgjedhore, mungesa e alternativave konkurruese mbi administrimin e pushtetit, politizimi theksuar deri në presione direkt për të shfaqur preferencën politike, e bën të pamundur realizimin e zgjedhjes”.

Zoti Hazizaj, ju si e lexuat Raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR-it për 30 qershorin? A janë legjitime rezultatet e votimit?

Sa i përket raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR, duhet të citoj se konstatimi tyre mbi zgjedhjet e 30 qershorit vjen si rezultat i shumë defekteve, të cilat nuk janë të karakterit ligjor, por thjesht dhe vetëm si mungesë dëshire e politikës shqiptare për të mos realizuar së paku atë çfarë ligji mbart si detyrim, zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndaj nuk është rastësore që ky raport pasqyron megjithëse në mënyrë të fragmentare elementët defektozë të procesit të 30 qershorit. Në raport në mënyrë të detajuar pranohet se:

Zgjedhjet vendore u mbajtën pa marrë shumë në konsideratë interesin e elektoratit, pra thënë ndryshe nuk ka pasur zgjedhje. Opozita vendosi të mos marrë pjesë, kurse qeveria u tregua e vendosur për t’i mbajtur zgjedhjet pa opozitën, pra e drejta për të zgjedhur nuk ka ekzistuar. Në një klimë ngërçi dhe polarizimi politik, votuesit nuk e patën mundësinë të zgjidhnin mes disa opsioneve politike, që do të thotë se e drejta kushtetuese për të zgjedhur nuk ka funksionuar.

Në gjysmat e bashkive kandidatët garuan pa kundërshtarë, ndërsa vëzhguesit morën pretendime të besueshme nga qytetarët për presione nga të dyja palët, që do të thotë se ndonëse nuk kishte garë elektorale, sërish e drejta për të votuar nuk ka qenë në kufijtë e lirisë, kërkesë kushtetuese dhe ligjore.

“Përplasjet politike çuan në pasiguri juridike dhe shumë vendime të administratës zgjedhore u morën duke pasur si objektiv mbajtjen e zgjedhjeve”, që do të thotë se zgjedhjet janë zhvilluar si proces me mungesë totale të garancisë juridike të zgjedhësve.
Mungesë e vullnetit politik për të respektuar rekomandimet e mëparshme të ODIHR-it nuk kanë sjellë asnjë element përmirësues të zbatimit të ligjit elektoral, sa i përket transparencës së financimit të fushatës, që do të thotë se procesi zgjedhor ka qenë i manipuluar.

Përbërja e paekuilibruar politikisht e administratës zgjedhore, thirrjet e partive opozitare ndaj zgjedhësve për të bojkotuar zgjedhjet dhe interpretimet kontradiktore të vlefshmërisë së dekreteve të Presidentit që anulonte zgjedhjet e 30 qershorit cenuan besimin e publikut te procesi, që do të thotë se procesi zgjedhor është totalisht i pabesueshëm dhe jo funksional.

Misioni OSBE/ODHIR për të mos thënë troç që procesi ishte i tërësisht i pavlefshëm, kanë konstatuar mungesën e elementëve, të cilët i japin zgjedhjeve përmbajtje dhe ngjyrë. Pa ekzistencën e të cilëve nuk ekziston koncepti zgjedhje. Të tillë element, si mungesa e garës zgjedhore, mungesa e alternativave konkurruese mbi administrimin e pushtetit, politizimi i theksuar deri në presione direkt për të shfaqur preferencën politike, e bën të pamundur realizimin e zgjedhjes.

Në këtë kuptim, nuk ka rëndësi gjetja e fajtorit, ndonëse ai dihet, por çka është më themelore dhe dramatike në konstatimet e tyre është mungesa e vullnetit për të respektuar ligjin dhe Kushtetutën. Një konstatim i tillë i institucioneve ndërkombëtare, nuk është gjë tjetër veçse një kambanë alarmi që s’ka më lidhje me ekzistencën e ligjit ose jo, por lidhet drejtpërdrejtë me lirinë dhe ekzistencën e të qenit dhe trajtimit të qytetarit si Njeri.

Të Lidhura

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

10 Gusht, 2026
Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026
Prof. Dr. Enver Bytyçi letër Presidentit të Republikës: “Konsullata serbe në Shkodër, një precedent i rrezikshëm kundër interesit kombëtar shqiptar”
Aktualitet

Prof. Dr. Enver Bytyçi letër Presidentit të Republikës: “Konsullata serbe në Shkodër, një precedent i rrezikshëm kundër interesit kombëtar shqiptar”

5 Gusht, 2026
Gazmira Frakulli: Mbrojmë Bashkinë Cërrik, mbrojmë identitetin, shërbimet dhe të ardhmen e qytetarëve
Aktualitet

Gazmira Frakulli: Mbrojmë Bashkinë Cërrik, mbrojmë identitetin, shërbimet dhe të ardhmen e qytetarëve

2 Gusht, 2026
Përballë shkrirjes së Prrenjasit, ngrihet një zë i ri qytetar – Dr. Besjan Karriqi: “Mos ndëshkoni qytetin, ndëshkoni paaftësinë!”
Aktualitet

Përballë shkrirjes së Prrenjasit, ngrihet një zë i ri qytetar – Dr. Besjan Karriqi: “Mos ndëshkoni qytetin, ndëshkoni paaftësinë!”

1 Gusht, 2026
Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

PLL ngre zërin kundër shkrirjes së bashkive, Axhami: Mbrojmë identitetin historik dhe të drejtat e komuniteve lokale

31 Korrik, 2026

TË FUNDIT

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

10 Gusht, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result

© 2024 Infopressalbania.com