InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Lëvizja e Re nis nga Dibra!

3 Shtator, 2019
in InfoPress, Opinione, Politikë
A A
Lëvizja e Re nis nga Dibra!

Arian GALDINI

Shtatori ka sjellë në skenën politike shqiptare edhe një parti të re e cila do të quhet tashmë LRE – Lëvizja e Re.

LRE vjen në skenën politike shqiptare si rezultat i transformimit të partisë së djathtë opozitare LDE – Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë e kryesuar nga pedagogu Arian Galdini.

Prej muajsh Galdini ka paralajmëruar në postimet e tij në facebook se ai ka nisur një proçes të fortë dhe radikal ndryshimi në partinë që ai drejton duke ia nisur nga emri i saj e deri tek struktura, organizimi, kultura e brendshme politike, baza e përfaqësimit dhe ambicja për ta shndërruar Lëvizjen e Re në një parti me synime të qarta rritjeje në çdo fshat, lagje e qytet të Shqipërisë.

Këtë fillimshtator, LRE – Lëvizja e Re, nuk ka humbur aspak kohë por ka ardhur në skenën politike shqiptare e qartë dhe e vendosur, duke ia nisur sfidës së saj politike nga Dibra.

Kryetari i LRE, Pedagogu Arian Galdini dhe drejtues të tjerë të Lëvizjes së Re kanë zhvilluar takime me strukturat e LRE në qytetin e Dibrës dhe në çdo Njësi Administrative atje.

“Ne si Lëvizje e Re, jemi parti e re, e djathtë, opozitare dhe e vendosur për të mos e lënë fushën bosh. – tha Galdini në Dibër. Më tej ai vijoi – Edi Rama po kthehet si e keqja që rritet pandalshmërisht për shkak se Partitë e tjera tradicionale Opozitare, hynë në një udhë pa krye. Djegia e mandateve dhe bojkotimi i zgjedhjeve lokale nga Partitë e tjera tradicionale opozitare i dhuroi Edi Ramës 61 Bashki por edhe keqkuptimin publik se SHBA dhe BE janë mbështetëse të tij. Por ne e dimë se Edi Rama nuk ka fituar asnjë Bashki. Edi Rama nuk bëri dot zgjedhje. Edi Rama hyri edhe i vetëm nê zgjedhjet e 30 qershorit me kandidatë për Kryetat Bashkie që vinin si delfinë të krimit. Edi Rama zhvilloi votime monopartiake. Edi Rama e keqpërdoroi dhe e zhgënjeu mbështetjen e SHBA dhe BE pro institucionalizmit. Edi Rama po e thellon zullumin dhe fëlligështinë e tij politike duke kërkuar e synuar akumulim edhe më të madh pushteti për vete dhe rreth vetes së tij. Ai ndihet Sovran Absolut sepse opozita e partive të tjera tradicionale bëri gabime absolute. Ai vijon të fuqizohet ende, sepse opozita e partive të tjera opozitare po vijon të gabojë ende. Duket sikur ujdia me konsensus negativ e Edi Ramës me “armiqtë e tij të përhershëm”, armiqtë qe ai njeh e ka shok përplasjesh të kahershme të opozitës së partive të tjera tradicionale, vijon edhe më e fortë se kurrë. Edi Rama dhe Armiqtë që ai njeh dhe do nga opozita e partive të tjera tradicionale, duan të shantazhojnë Perëndimin ose me një luftë të re, ose me një konfigurim politik të çartur e zhbalancuar politik ku në dukje njëra palë i ka të gjitha dhe të tjerët nuk kanë asgjë. Prandaj kanë bërë të pamundurën që të krijojnë idene se në Shqipëri kemi “tokë të djegur”, fusha është bosh, sepse nuk ka kush ti zëvendësojë këta, nuk ka kush ti marë përsipër sfidat dhe përfaqësimin politik, prandaj më mirë le të gjendet një zgjidhje mes këtyre që kemi pasur e kemi, pra mes Edi Ramës dhe të dashurve të tij armiq të opozitës së partive të tjera tradicionale.
Prandaj Lëvizja e Re vjen në skenën politike shqiptare si një ftesë e thirrje për çdo shqiptar për të mos e lejuar këtë ujdi me konsensus negativ të Edi Ramës me të dashurit armiq të tij të opozitës së partive të tjera tradicionale, që ta përmbushë planin djallëzor që po ky Grusht njerëzish që na sunduan e plaçkitën 30 vitet që shkuan, të vijojnë të na kontrollojnë, sundojnë e plaçkisin edhe 30 vite të tjera. Ne si Lëvizje e Re vijmë si lëvizja e qytetarëve të thjeshtë dhe të papërlyer që me bashkimin tonë do ti turpërojmë dhe mundim të gjithë fuqishmit e derisotëm që janë bërë të tillë duke bërë plaçkë e dëm mbi shqiptarët. Ne Lëvizja e Re do të jemi lëvizja politike e Davidëve, qytetarë të thjeshtë e të papërlyer që do ti mundim Goliathët e Klubit të Plaçkaxhinjve të majtë dhe të djathtë të politikës shqiptare. Do ti mundim. Me idealizëm dhe sakrifica. Do ti mundim.” – kështu përfundoi Kryetari i LRE Arian Galdini në fjalën e tij gjatë një bashkëbisedimi të hapur me qytetarë të Dibrës.

Të Lidhura

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

10 Gusht, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result

© 2024 Infopressalbania.com