InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Gjata: Pas Pjetrit e Kajmakut, prisni emra të tjerë. Rama i mbron

28 Gusht, 2019
in InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Gjata: Pas Pjetrit e Kajmakut, prisni emra të tjerë. Rama i mbron

Eksperti i çështjeve ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata duke folur për zhvillimet politike në vend, tha se kryeministri Edi Rama po mbështet kandidatë, të cilët kanë probleme me ligjin dhe janë subjekt i qartë i dekriminalizimit.

Sipas tij, kryeministri është përgjegjësi kryesor për situatën ku ndodhet vendi, ndërsa shtoi se Valdrin Pjetri dhe Agim Kajmaku duhet të dalin përpara drejtësisë.  Ai tha se pas Pjetrit dhe Kajmakut do të ketë  edhe emra të tjerë, që janë subjekt i dekriminalizimit.

“I pari që duhet të mbajë përgjegjësi është Edi Rama. Ka një drejtori të dekriminalizmit, e cila duhet të verifikojë emrat. Pse mor zotëri  duhet t’i gjejë opozita rastet penale. Opozita është opozitë, për të dhënë ide, por jo për të gjetur kriminelët. Duhet t’i kishte gjetur prokuroria, e ka detyrim t’i verifikojë të gjithë emrat. Nuk kemi shpresë tek kjo prokurori. Problemi është politik. Kryeministri nuk bën do pa ta, ai është lidhur ngushtë me ta, pasi është lidhur financiarisht me krimin. Për ne datë zgjedhjesh nuk ka pasur. Pas Kajmakut prisni tjetrin. Kryeministri drejton krimin e organizuar dhe jep mbështetje politike. Ai është implikuar financiarisht me të dhe zbaton urdhrat e tij. Qeveria jep mbështetje, këta blejnë zgjedhje dhe nëpërmjet oligarkëve, pastaj pastron paratë në ndërtime.

Gjithashtu Çlirim Gjata tha se zgjedhjet e lira janë kusht i parë dhe i fundit, që i duhet më shumë se kurrë sot Shqipërisë për të hyrë në rrugën e drejtë.

“Një rrugë ka: zgjedhje të lira dhe të ndershme në të gjithë Shqipërinë. Me këtë kryeministër nuk futesh dot në zgjedhje. Kryeministri duhet të japë dorëheqjen. Prisni shtatorin, asgjë nuk është mbyllur dhe harruar. Rama duhet të largohet sepse nuk shkohet kështu. Ky shtet duhet të bëhet dreqi e mori, nuk shkohet kështu”-tha ai./BW

Të Lidhura

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

10 Gusht, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result

© 2024 Infopressalbania.com