Analisti Besnik Mustafaj, njëkohësisht ish-ministër i Jashtëm, ka folur në rubrikën ‘Opinion’ lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar. Mustafaj është tërësisht kundër prishjes dhe thekson se teatri duhet të restaurohet.
Më tej analisti thekson se kryeministri duhet të ndalet, pasi ky regjim është i rrezikshëm për demokracinë.“Në analizën time teatri nuk duhet të prishet, por duhet të restaurohet.
Një regjim që godet mbi artistët është një regjim i rrezikshëm ndaj demokracisë.
Një pjesë e madhe e atyre qe u përleshën me policinë, janë miqtë e mij.
Kryeministri gabohet kur i quan minorancë. S’mund të quhen në tillë. Besoj se janë shumë njerëz, po të krahasosh komunitetin artistik. Është një kauzë, jo mbrojtja e kujtesës. Mirë do ishte të ishim të gjithë në protestë. Ne nuk jemi një shoqëri me një kulturë dhe ndjeshmëri të lartë.”-deklaroi Mustafaj.
Më tej analisti komentoi edhe marrëveshjen e partisë demokratike me artistët për Teatrin.
“Aktorët i kanë bërë thirrje gjithë shoqërisë. Opozita është një segment i shoqërisë. Nuk mjafton, por është diçka më shumë, që i shtohet kauzës.”-tha Mustafaj.