Në këtë sezon të nxehtë vere të gjithe duan të jenë në formën e tyre më të mirë duke mos pasur shumë kile në trupin e tyre. Kaloritë e tepërta që marrin nga ushqimet shpesh kthehen në një shqetësim për shëndetin.
Por më poshtë do të njiheni me disa ushqime me pak kalori të cilat mund të konsumohen pa frikën e shtimit të peshë apo anës shëndetësore.
1.Kastravecat
Kastravecat kanë rreth 90% ujë në përbërje dhe si pasojë nuk kanë fare kalori.
2.Luleshtrydhe
Ato kanë shumë pak kalori dhe janë një nga ushqimet më të mira për humbje peshe. Luleshtrydhet shërbejnë për disa përfitime shëndetësore, ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit
3.Sallatë jeshile
Sallata jeshile ka kalori jashtëzakonisht të ulëta dhe përmbajtje të lartë të ujit, por është një burim i shkëlqyer i vitaminës A, K dhe C.
4.Turshi
Turshitë janë një nga ushqimet e preferuara për të gjithë ata që duan të mbajnë dietë, pasi kanë zero kalori.
5.Kajsi
Të ëmbla, të lëngshme dhe perfekte për të gjithë ata që duhet të kujdesen për kaloritë e tepërta.
6.Kungulli
Kungulli është një nga perimet e verës më të shëndetshëm dhe më me pak kalori që mund të gjeni.
7.Domatja
Domatet mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës, sipas një studimi të publikuar në “Journal of Lifestyle of America”. Gjithashtu janë një nga perimet më të njohura të cilat ndihmojnë në humbjen e peshës.
8.Pjepri
Pjepri përmban shumë vitamina dhe minerale që mund të ndihmojnë në parandalimin e problemeve të syve.