InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Rënia mizore e shoqërisë shqiptare

3 Korrik, 2019
in Artikuj, InfoPress, Opinione
A A
Rënia mizore e shoqërisë shqiptare

Nga, Erl Kodra/

Në fund, atë ditë kur të mos kemi më fjalë, domethënë kur fjalët të jenë sosur, kur gjithçka të ketë humbë kuptimin racional, kur ekzistenca të humb përmbajtjen e arsyeve të mira, pse duhet të përpiqemi, pse duhet të mendojmë, pse duhet të punojmë; saktësisht ne atë çast të mbramë, do kuptojmë se ne jemi fajtorët që meritojmë atë ndëshkim prej Zotit, sepse nuk ditëm të kuptojmë dallimin mes të vertetës dhe mashtrimit, duruam, heshtëm, u vetmashtruam për arsye minore, e tash, ajo çfarë kemi përballë është shumë e ligë e mizore; e ky është fundi, fundi që ne meritojmë.

Luka Kemp, autor i tekstit “A jemi në rrugën e rënies së qytetrimit”, (BBC, 19 Shkurt 2019) thotë se “Kolapsi mund të përkufizohet si një humbje e shpejtë dhe e qëndrueshme e popullsisë, e identitetit dhe e kompleksitetit socio-ekonomik. Shërbimet publike shkërmoqen dhe çrregullimi vjen…”

Saktësisht kjo po ndodhë me Shqipërinë, sepse ne, ashtu siç thotë Luka Kemp, që prej vitit 1990 kemi “humbje të shpejtë dhe të qëndrueshme të popullsisë, identitetit dhe kompleksitetit soci-ekonomik”. Ne ndodhemi në prag të valës së fundit të braktisjes së vendit, që padyshim do të jetë edhe hapi fatal i rënies së pakthyeshme. Borxhi i lartë publik, mungesa e rritjes ekonomike, papunësia e lartë, korrupsioni pandemik, plakja e popullatës, emigracioni masiv dhe i pandërprerë i popullsisë së re dhe i trurit të shoqërisë, kriza e thellë politike; por mbi të gjitha, humbja tragjike e shpresës se ne mund të ndërtojmë një shtet ligjor dhe human, janë shenja serioze se, nëse nuk ndryshojmë rrugën tonë, shumë shpejt do të ndodhemi nē pamundēsi për t’u vetpērmbushur si shoqēri, e si rezultat nuk mund të ekzistojmë si etnitet i pavarur soc-ekonomik, por edhe si shtet i pavarur dhe sovran.

Rikthimi aty ku ishim përgjatë vitit 1990 është goditja më e madhe psikologjike që i është bërë popullsisë sē vendit. Më shumë se gjysma e shqiptarëve e kujtojne me lemeri terrorin kanibal komunist, formën më antinjerëzore të shtetit. Ata nuk mund të pranojnë të rikthehen edhe njëherë në ferrin prej nga shpëtuan, ndaj, me siguri ata do të refuzojnë masivisht t’i binden rregullave të deformuara, antiligjit dhe Partisë shtet. 30 Qershori i Edi Ramës ishte prova se 85 % e popullsisë e refuzojnë me neveri shtetin njëngjyrësh, që nuk garanton liri politike, ekonomike dhe sociale.

Në këto rrethana të pazakonta, vetëm qëndresa dhe rezistenca sublime mund të kthejë normalitetin në vend; përndryshe, pas verës do të kemi një dimër të gjatë, të ngjashëm me “Game of Thrones”.

Luka Kemp, mes të tjerash thotë se “Pasuria dhe pabarazia politike mund të jenë nxitësit kryesorë të shpërbërjes sociale, ashtu si edhe oligarkia dhe centralizimi i pushtetit. Kjo jo vetëm që shkakton shqetësime sociale, por e pengon aftësinë e një shoqërie për t’iu përgjigjur problemeve politike, sociale dhe ekonomike. Faktor të tillë si barazia dhe demografia lidhen me dhunën politike. Analiza statistikore e shoqërive të mëparshme sugjeron që kjo ndodh në cikle”.

Mbase Luka Kemp e ka shkruar këtë tekst për Shqipërinë, nuk e di. Ndoshta ne jemi në hapat e fundit; të shohim.

Të Lidhura

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026
Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë
Artikuj

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë

20 Korrik, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së
Artikuj

Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së

17 Korrik, 2026

TË FUNDIT

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026

Prof. Dr. Enver Bytyçi letër Presidentit të Republikës: “Konsullata serbe në Shkodër, një precedent i rrezikshëm kundër interesit kombëtar shqiptar”
Aktualitet

Prof. Dr. Enver Bytyçi letër Presidentit të Republikës: “Konsullata serbe në Shkodër, një precedent i rrezikshëm kundër interesit kombëtar shqiptar”

5 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com