InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Zgjedhjet që i bënë varrin politik mazhorancës

1 Korrik, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
Zgjedhjet që i bënë varrin politik mazhorancës

Të dielën në orën 21:00, pasi votimet monopartiake kishin përfunduar, kryeministri Edi Rama doli në konferencë për mediat dhe bërtiti: “Fitore historike”. Ishte fraza më e gabuar që një politikan mund të thoshte në fund të një dite ankthi si ajo e djeshmja. Ajo që kryeministri Edi Rama e cilësoi sukses, i ngjan më shumë Fitores së Piros. Gjenerali i famshëm ilir në betejën e zhvilluar në Heraklea të Greqisë 280 vjet para Lindjes së Krishtit la në fushën e betejës aq shumë ushtarë dhe gjeneralë në luftë sa e krahasoi “fitoren” njëlloj si humbje. Kështu ishte edhe ajo që Edi Rama e quante fitore, një humbje totale. Ishte një humbje sepse nëse lexon në mënyrë të qartë shifrat e pjesëmarrësve dhe jo emrat e kandidatëve të PS (këta dihet se do fitonin), rezulton se kryeministri me 30 qershorin bëri vetëvrasje politike. Le t’i marrim me radhë humbjet e Ramës nga procesi i djeshëm. Shifra e pjesëmarrjes në votime, sipas Partisë Demokratike, kryetarit të saj Lulzim Basha dhe vëzhguesve të opozitës është 15.12% ose 534,528 votues. “Sot shqiptarë braktisën në masë maskaradën e votimit një partiak të Edi Ramës. 85 për qind e votuesve të regjistruar refuzuan votimet e paligjshme moniste”,-deklaroi dje Lulzim Basha. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 21.6% ose 771863 kanë votuar. Vërtetësia e këtyre dy të dhënave do të jenë temë debati për shumë kohë, por këtu nis dhe humbja e Ramës. Arbitri i zgjedhjeve në Shqipëri nuk janë vetëm ndërkombëtarët, por komisionarët partiakë. Në të gjitha zgjedhjet, rezultati bëhet i besueshëm sepse është pala tjetër që firmos proces verbalet e komisioneve. Dje, nga komisioni i votimit, numërimit dhe deri të KQZ janë të gjithë anëtarë të PS. Edhe sikur socialistët e komisioneve të kenë qenë njerëzit më të ndershëm në vend, nuk ka asnjë mundësi që 21.6% të jetë shifër reale dhe të mos jetë rritur fiktivisht. Nuk kishte asnjë që ti ndalonte ta bënin, përkundrazi merrenin vetëm telefonata që ta rrisnin, si dikur PD-ja në maj 1996. Duke shtuar këtu dhe mijëra denoncimet për votime fiktive, mbushje kutish, votime familjare dhe kërcënime të administratës për të votuar me dhunë, pjesëmarrja e djeshme është shumë afër asaj që ka dhënë Partia Demokratike.

Votimet e djeshme të Edi Ramës nuk ishin zgjedhje, por referendum kombëtar. Në këtë sfidë ku i ftoi qytetarët Edi Rama shqiptarët i dhanë mesazhin më të hidhur. Shkuan të votojnë vetëm 15% duke treguar refuzim total. Me votimet e djeshme, Rama humbi mbështetjen popullore që ka pasur si politikan, humbi votat e PS dhe humbi moralin për të vijuar më tej me qeverisje. Me 15% e votave në kuti, kryeministri Edi Rama tregoi se kur një Kryeministër u drejtohet me arrogancë shqiptarëve përfundon të bojkotohet masivisht, si asnjë politikan tjetër në historinë e vendit. Refuzimi për të votuar dje nuk duhet parë si një goditje ndaj PS. Ata votuan kundër Edi Ramës. Shqiptarët refuzuan të bëhen pjesë e një farse elektorale duke dalë jo vetëm kundër këtij procesi, por personalisht kundër Edi Ramës. 30 qershori nuk ishte betejë e qytetarëve kundër opozitës, siç thotë Rilindja. Nuk ishte as datë për zgjedhje lokale, sepse Edi Rama gjithë fushatën e ngriti në nivelin kombëtar dhe jo lokal. Dje kryeministri mori një mësim popullor dhe që duhet të reagojë urgjent.

Lojërat që po bëhen më KQZ dhe shifrat e pjesëmarrjes janë një tjetër tregues i panikut dhe humbjes së Rilindjes. Ndërkombëtarët duhet  të tregojnë me gisht farsën e këtij procesi dhe të shpëtojnë imazhin e tyre, sepse shqiptarët e panë se çfarë shëmtie u bë. Opozita dje nuk ishte në proces, por pati mundësi të dëshmonte çdo manipulim. Atë që nuk e bën mediat, vëzhguesit ndërkombëtarë, e realizuan ata që bojkotuan procesin, duke u sjellë shqiptarëve gjithë shëmtinë e votimeve monopartiake. Sado të justifikohet PS, shqiptarët panë mjaftueshëm blerje votash me thes mielli, kërcënime ndaj nëpunësve, thyerje kutish nga komsionerët e PS, votime nga 2 herë të socialistëve, sa të krijojnë idenë se edhe ky rezultat u manipulua. Ishim mësuar me vjedhje kur në garë janë dy kundërshtarë, dje pamë se turpi nuk ka fund. U vodhën edhe kur një parti është e vetme në garë. Me këto votime, një tjetër humbje e Kryeministrit është se i dha të drejtë Lulzim Bashës kur thotë se me “Ramën nuk ka më zgjedhje”. Kur një kryeministër vjedh dhe manipulon zgjedhjet që organizon vetë, me kandidatët e vetë, çfarë do bëjë kur të këtë përballë kundërshtarë?

Edi Rama pas refuzimit popullor të ditësh së djeshme, ka një zgjidhje: Të shkojë në zgjedhje të parakohshme në tetor-nentor, por duke zbritur vetë nga kali i kryeministrit. Nëse nuk e bën këtë do ta detyrojnë të huajt ta bëjë.

Nëse nuk e bën atëhere opozita nuk ka zgjidhje përveç përplasjes finale me kryeministrin.

Mili Xhani

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë, Donald Trump propozon gjeneralin në pension Eric P. Wendt
Aktualitet

Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë, Donald Trump propozon gjeneralin në pension Eric P. Wendt

14 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 14 prill 2024

14 Prill, 2026

Astronautja e NASA-s: “Toka dukej pezull, një përjetim që më tronditi”
Bota

Astronautja e NASA-s: “Toka dukej pezull, një përjetim që më tronditi”

13 Prill, 2026

Trump bën “paqe” me NATO-n: Aleatët do të na ndihmojnë në pastrimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump bën “paqe” me NATO-n: Aleatët do të na ndihmojnë në pastrimin e Ngushticës së Hormuzit

13 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com