Na falënderon?! Për çfarë?!
Se nuk u vumë në radhë si bagëtia për të ndjekur marrëzinë tënde?!
Na falënderon?! Për çfarë?!
Se u bashkuam të gjithë për të të dhënë përgjigjen e duhur?!
Na falënderon?! Për çfarë?!
Se nuk ia dole dot të plotësoje tekën e radhës mbi kurrizin e popullit tënd?!
Na falënderon?! Për çfarë?!
Se dënuam kopenë e pseudointelektualëve, të pseudoartistëve, të pseudogazetarëve, të pseudosocialistëve që mbështetën Gjallesën në Krye të Bashkisë që nuk di shkrim e këndim?
Na falenderon?! Për çfarë?!
Se duruam arrogancën tënde të pashembullt që fyen dhe shan këdo që proteston kundër Diktatit tënd, i cili synon të na diktojë edhe frymëmarrjen?!
Na falenderon?! Për çfarë?!
Se dëgjuam dhe pamë orgjinë e krimit zgjedhor?!
Na falenderon?! Për çfarë?!
Për çfarë na falenderon?!
Nuk jemi skllevërit e tu! Jemi qytetarët e tu!
Qytetarët e tu janë më të shumtë në numër se skllevërit e tu!
Ndaj, mjaft e falenderove skllavërinë imagjinare! Ajo nuk është kurrkund.
Ajo gjendet vetëm në ëndrrat e tua!
Post Scriptum- Pushteti i pakufizuar nuk është më i vetmi ligj!











