InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Sakura, legjenda japoneze mbi dashurinë e vërtetë

27 Qershor, 2019
in InfoPress, Lifestyle
A A
Sakura, legjenda japoneze mbi dashurinë e vërtetë

Legjenda japoneze e Sakuras ka lindur qindra vjet më parë. Në atë kohë, zotërinjtë e feudeve sfidoheshin në beteja, në të cilat vdiqën shumë luftëtarë, duke përhapur trishtim dhe shkretim në vend. Për shkak të njëpasnjëshmërisë së luftërave, momentet e paqes ishin shumë të rralla.

Pavarësisht nga kjo, kishte një pyll të bukur që lufta nuk e kishte prekur ende, plot me pemë të harlisura që përhapnin aroma delikate dhe ngushëllonin banorët e stërmunduar të Japonisë së lashtë. Pavarësisht nga të gjitha betejat që ndodhnin çdo ditë, asnjë prej ushtrive nuk guxonte të ndoste këtë bukuri natyrore. 

Në atë pyll të mrekullueshëm ndodhej një pemë që nuk lulëzoi kurrë. Megjithëse ishte plot me jetë, lule kurrë nuk u shfaqën në degët e saj. Kjo është arsyeja pse ajo dukej si pemë e vdekur, e shtrembëruar dhe e thatë. Pavarësisht se ishte gjallë, dukej e dënuar që të mos shijonte ngjyrat, lulëzimin dhe aromat.

NJE PREKJE MAGJIKE

Pema qëndronte e vetme. Kafshët nuk i afroheshin nga frika se mos infektoheshin nga e njëjta e keqe, madje as bari nuk rritej pranë. Vetmia ishte shoqja e saj e vetme. Sipas legjendës së Sakuras, një zanë pylli u prek kur e pa pemën që dukej e vjetër, edhe pse ishte e re.

Një natë zana u shfaq pranë pemës dhe me fjalë të ëmbla, i pëshpëriti se donte ta shihte të lulëzuar dhe të ndriçuar, dhe se ishte e gatshme ta ndihmonte. Pastaj i bëri propozimin e saj: do t’i bënte një magji, e cila do të zgjaste 20 vjet. Gjatë kësaj kohe, pema do të ndjente, atë që ndjen zemra e njeriut. Ndoshta kështu do të ngazëllehej dhe do të gjente lulëzimin.

Zana shtoi se mund të shndërrohej në një qenie njerëzore në çdo moment dhe përsëri në pemë, ashtu siç dëshironte. Megjithatë, në fund të 20 vjetëve, nuk mund ta rikthente vitalitetin dhe bukurinë e saj, do të vdiste menjëherë.

Takimi me Sakuran

Pikërisht ashtu si i tha zana, pema zbuloi se mund të merrte formën e një burri dhe të kthehej në të pemë kur donte. Ajo u përpoq të kalonte periudha të gjata midis njerëzve, për të parë nëse emocionet e tyre mund ta ndihmonin në qëllimin e saj për të lulëzuar. Fillimisht mori vetëm zhgënjim: rreth tij, nuk pa asgjë tjetër përveç urrejtjes dhe luftës.

Kjo e bëri të kthehej në formën e vet origjinale për periudha të gjata, dhe kështu kalonin muajt dhe pastaj edhe vitet. Pema ishte e njëjta si gjithmonë, dhe nuk gjeti tek qeniet njerëzore, pikën e kthesës, që mund ta lirojnë nga gjendja e vet. Një ditë, megjithatë, pasi u kthye në njeri, u ngjit përgjatë një përroi të kristaltë dhe pa atje një grua të bukur. Ishte Sakura. E impresionuar nga bukuria e saj, pema e kthyer në burrë iu afrua.

Sakura u tregua e sjellshme me të. Për t’ia kthyer mirësinë, e ndihmoi të mbante ujin deri në shtëpinë e saj. Gjatë rrugës folën gjithë pasion mes tyre, por edhe me një ndjenjë trishtimi për gjendjen që po kalonte vendi, duke ndarë dhe ëndrrat e shpresës.

MREKULLIA E DASHURISE

Kur vajza e pyeti se si quhej, pemës i erdhi në mendje vetëm një fjalë: “Yohiro”, që do të thotë shpresë. Mes tyre lindi një miqësi e thellë. Takoheshin çdo ditë për të folur, për të kënduar dhe lexuar poema dhe libra plot histori të mrekullueshme. Sa më shumë e njihte Sakura, aq më shumë ndjente nevojën të ishte pranë tij. Kur nuk ishte me të, numëronte minutat deri sa ta shihte sërish.

Një ditë, Yohiro nuk mbajti dot më dhe i rrëfeu Sakuras gjithë dashurinë e vet. I rrëfeu edhe natyrën e vërtetë: ishte një pemë e trishtuar që shumë shpejt do të vdiste, sepse nuk kish mundur të lulëzonte. Sakura mbeti e befasuar dhe qëndroi në heshtje. Koha kish kaluar dhe po afronte fundi i 20 viteve. Yohiro që u rikthye të ngjante me një pemë, ndjehej gjithnjë e më i trishtuar.

Një ditë, kur më pak e priste, Sakura erdhi pranë. E përqafoi dhe i tha që edhe ajo e dashuronte. Nuk donte që të vdiste, nuk donte që t’i ndodhte asgjë e keqe. Pikërisht atëherë u shfaq sërish zana dhe i kërkoi Sakurës që të zgjidhte: të mbetej njeri apo të bashkohej me Yohiron në formën e një peme.

Ajo pa rretherrotull dhe në mendje i erdhën fushat e shkretuara prej luftës. Atëherë vendosi të bashkohej përgjithmonë me Yohiron. Të dy u bënë një, dhe si për mrekulli, pema lulëzoi. Fjala Sakura do të thotë “gonxhe qershie”, por pema nuk e dinte. Që atëherë, dashuria e tyre mbush me aromë fushat e Japonisë.

Të Lidhura

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës
Lifestyle

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës

25 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi
Lifestyle

Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi

16 Mars, 2026
14 Shkurti po vjen, disa ide se çfarë të shmangni dhe çfarë të zgjidhni këtë vit
Lifestyle

14 Shkurti po vjen, disa ide se çfarë të shmangni dhe çfarë të zgjidhni këtë vit

9 Shkurt, 2026
Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet
Lifestyle

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

5 Shkurt, 2026
Arsyeja e vërtetë pse njerëzit duhet të puthen në mesnatën e Vitit të Ri
Lifestyle

Arsyeja e vërtetë pse njerëzit duhet të puthen në mesnatën e Vitit të Ri

3 Janar, 2026

TË FUNDIT

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026

Prof. Dr. Enver Bytyçi letër Presidentit të Republikës: “Konsullata serbe në Shkodër, një precedent i rrezikshëm kundër interesit kombëtar shqiptar”
Aktualitet

Prof. Dr. Enver Bytyçi letër Presidentit të Republikës: “Konsullata serbe në Shkodër, një precedent i rrezikshëm kundër interesit kombëtar shqiptar”

5 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com