InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Ç’komedi tragjike!

27 Qershor, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
Ç’komedi tragjike!

Nga, Erl Kodra:

“Ju nuk mund të jeni neutral, në një tren që lëvizë”
Howard Zinn

Para më shumë se një viti, kam shkruar tekstin “I N T E L E K T Ë T”, një përpjekje për të shënjuar shëmtinë dhe turpin moral të individëve, që heshtin, përkrahin, ose më keq akoma, bëhen zëdhënës të së keqes. Me fjalë të tjera, kjo është një përpjekje për të përkufizuar kuptimin e krimeve të neveritshme që janë bërë dhe bëhen në emër të Shqipërisë. Në vazhdim të metaforës të tekstit “I N T E L E K T Ë T” më duhet të pranoj profecia e metaforës time është konfirmuar: sepse teksti im fillon me këtë paragraf:

“Përfytyrojeni veten sikur jeni vendosur në një satelit hapsinor, dhe aty, në një videotekë gjigande ju gjeni Filmin e Kohës që Zoti ka rregjistruar për ty, pa censurë. Pa dyshim që ju do të zgjidhni filmin me titullin “Albania”. Sekuencat e para të filmit do të kalojnë me shpejtësi drite, ndërkohë, që qartësimi vjen ngadalë, dhe ti fillon të shohësh personazhet e historisë kombëtare, teksa ata bëjnë gjëra të rëndomta dhe kriminale. Këto pjesë kërkon t’i kalosh shpejt e shpejt, fundja, ti nuk ke stomak aq të fortë kur sheh dramën e madhe dhe tragjikomedinë që është luajtur për hiçmosgjë bash në shpinë dhe pas shpinës së shqiptarve të zakonshëm. Ti lemerisesh nga vrasësit gjakëftohtë, të cilët vrasin për shkaqe që mendja jote nuk është në gjendje t’i konceptojë. E di, nuk mund të ketë situatë më të zorshme për një qenie humane. Megjithatë, të vërtetat sado të hidhura të jenë, janë një antidot i mirë, ndaj me vështirësi ti vazhdon të shohësh filmin “Albania”, teksa para teje shemben njëri pas tjetrit heronjtë e rremë në të cilët ti ke besuar fortë. Pa fjalë, ka shumë shanse që ti të çmendesh krejt, por meqense je afër Zotit, mos ki frikë, se Ai do të jetë shpëtimtari yt”.

Ndërkohë që po rilexoja këtë paragraf, me sytë e mendjes unë pashë malin me shqiptarë të vrarë “triumfalisht”, në emër të popullit shqiptar. Paradoksalisht, në të njëjtën kohë, dëgjoj zërat e “pastër” të Edi Ramës më çakajdurët e tij, teksa masakronin vullnetin dhe dinjitetin e shqiptarëve, po “triumfalisht”, në emër të shqiptarëve!

Tragjikisht, ne nuk po e kuptojmë siç duhet gjamën që po vjen. Me fjalë të tjera duhet një përkufizim për të kuptuar konturet e së keqes. Kur terri të mbulojë sytë, e zëri të shuhet nga shtypja, mund ta kuptojmë se gjithçka nuk filloi vetiu, por ishte heshtja dhe dyshimi jonë, frika jonë që e lejuam të keqen të rritet. Kjo është ajo çfarë po ndodhë mes nesh, fatkeqësisht.

Lufta mes të mirës dhe të keqes është më e vjetra e njerëzimit. Skutat prej nga ajo buron është e vështirë të pastrohen, por me siguri e keqja mund të mbahet nën kontroll. Shumë popuj e kanë bërë zap atë, të tjerë popuj po luftojnë, ndërsa ne, tragjikisht e lejojmë atë të rritet para syve tanë.

Kur e keqja thurë plane, zakonisht shqiptarët bubrrojnë në mbijetesë, ndërsa më kopilat venerojnë dhe ia shesin shpirtin djallit. Sot, këta mjeshtra të mashtrimit evokojnë djallëzitë duke i paketuar si virtyte.

Ajme, ç’tragjedi klasike, e vjetër sa koha!

S’e di pse, por ndërkohë në mendje më erdhi disidenti Ismail Kadare, që në momente “të ngjashme” kishte folë fort, për “gjamën” që Lulzim Basha po i bënte demokracisë shqiptare dhe Edi Ramës. Ndoshta shkrimtari disident kishte të drejtë, por a ka të drejtë sot, kur një gjamë e përmasave biblike është në prag? Çka ia ka hangër zanin gjeniut? Nuk e di, përbesë.

Një plojë e trashë si mjegull ka mbushë atmosferën. Fjalë fyryfyçka të trasha sa spata s’i pret. Që mbartin erë të vdekurish, ndërsa acari i 30 Qershorit vërtitet në erë. Kobi, thonë korbat, do mbulojë triumfalisht, në katër anët tokën e shqipeve. E votat do derdhen si plumba për gjysmën tjetër të kombit.
“Ç’tragjedi antike” – do thoshte shkrimtari disident. 
A asht gjallë Ismaili? 
A asht gjallë kërrkush nga sqota e vjetër, që kanë marrë peng pikat e komunikimit publik?

“Ju nuk mund të jeni neutral, në një tren që lëvizë”- thotë Howard Zinn.

Në anën tjetër të humnerës që thellohet çdo orë, ndodhen ata që nuk kanë të drejtë, përveçse të marrin frymë dhe të paguajn taksa. Ata nuk duhet të mendojnë, edhe po të mendojnë nuk duhet të flasin, edhe po të flasin, nuk duhet të dëgjohen, edhe nëse dëgjohen, nuk duhet të kenë mundësinë ta shpërndajnë zërin e tyre. Ata thjeshtë duhet të pranojnë në heshtje verdiktin. Një lloj diktature e hallakatur mes perversitetit moral dhe krimit ordiner ndërkohë ka hedhë shtat. E njëjtë me diktaturat më të neveritshme, ku përzihen artisti ordiner, krimineli me tuta, hajduti me kollare dhe Kalorësi i Legjionit të Nderit.

Të Lidhura

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026

Prof. Dr. Enver Bytyçi letër Presidentit të Republikës: “Konsullata serbe në Shkodër, një precedent i rrezikshëm kundër interesit kombëtar shqiptar”
Aktualitet

Prof. Dr. Enver Bytyçi letër Presidentit të Republikës: “Konsullata serbe në Shkodër, një precedent i rrezikshëm kundër interesit kombëtar shqiptar”

5 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com