InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Protesta sot në orën 18:00 te kryeministria, Rama strehohet jashtë shtetit

13 Prill, 2019
in Aktualitet, Lajme, Politikë
A A
Protesta sot në orën 18:00 te kryeministria, Rama strehohet jashtë shtetit

Televizionet e njohura ndërkombëtare dhe agjenci të njohura të lajmeve kanë dërguar korrespodentë për të ndjekur nga afër zhvillimet e sotme në kryeqytetin shqiptar. Kriza e rëndë politike dhe institucionale, arrestimet e protestuesve, bandat kriminale, të cilat bëjnë ligjin në mes të aeroportit të Rinasit, oligarkët që drejtojnë pushtetin, incidentet me policinë dhe përdorimi i gazit lotsjellës ndaj qytetarëve si ngjarjet e rënda kriminale kanë bërë që Shqipëria të shihet si një prej vendeve ku situata është shpërthyese. Ndaj sytë e gjithë botës do të jenë në Tiranë dhe jo vetëm sonte. Skenarin e protestës, që do ta shpalosin sonte para kryeministrisë, e dinë vetëm Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

Opozita ka thirrur sot gjithë shqiptarët në një nga protestat më të mëdha kombëtare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Ndryshe nga protestat e organizuara deri më sot, Fronti Opozitar do të nisë tubimin pasdite, në orën 18:00, para godinës së Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Krerët e opozitës u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen para godinës së Kryeministrisë për t’i dhënë kryeministrit Edi Rama mesazhin se qeveria e tij nuk ka më mbështetjen e shumicës së popullit dhe duhet të largohet. Kërkesat e Frontit Opozitar, ashtu si dhe në protestat e tjera janë dy: Qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër, si dhe zgjedhje të parakohshme. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në mesazhin e shpërndarë për mbështetësit e tij shprehet se tubimi i sotëm është për të ardhmen e vendit dhe të fëmijëve.

“Të shtunën, në orën 18:00, të gjithë në Tiranë! Për standarde të vërteta, për mirëqenie për çdo shqiptar, për shtëpine tonë, për fëmijët tanë, për Shqipërinë si gjithë Europa!”- shkruan kreu i PD-së. Ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në deklaratat që ka bërë për protestën është shprehur se dita e sotme do të jetë dita e reagimit qytetar kundër keqqeverisjes, krimit, mungesës së investimeve dhe gjithë revolta e të rinjve që nuk shohin më shpresë në këtë vend. Ndryshe nga protestat e tjera, këtë herë strukturat organizative të partive janë fokusuar te kontaktet në terren për të pasur një pjesëmarrje sa më masive.

Prej disa javësh, drejtuesit e partive kryesore kanë zhvilluar takime në thuajse gjithë qytetet e vendit, me qëllim organizimin e një tubimi të përmasave kombëtare. Pritet që numri i qytetarëve të jetë shumë herë më i madh sesa në protestat e fundit. Kjo është protesta e radhës masive, që pas djegies së mandateve të opozitës në 16 shkurt. Tubimi pritet të jetë masiv edhe për shkak të revoltës që kanë shkaktuar skandalet e fundit në vend. Vjedhja e 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit dhe paaftësia e shtetit për të kapur autorët kanë rritur pasigurinë në vend dhe dyshimet për kriminalizimin e segmenteve të shtetit. Nga ana tjetër dhuna e përsëritur e policisë ndaj protestuesve si dhe pamjet e dhunimit të grave dhe fëmijëve në zonën e Bregut të Lumit kanë krijuar imazhin e një shteti policor që funksionon vetëm për të dhunuar qytetarët dhe për të mbrojtur qeveritarët e akuzuar për korrupsion. Këto dhe një sërë skandalesh të tjera, në një klimë politike konfliktuale bëjnë që protesta e sotme të jetë e paparashikuar se si do të vijojë. Tubimi i sotëm i opozitës ka tërhequr si asnjëherë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Televizionet e njohura ndërkombëtare dhe agjenci të njohura të lajmeve kanë dërguar korrespodentë për të ndjekur nga afër zhvillimet e sotme në kryeqytetin shqiptar. Kriza e rëndë politike dhe institucionale, arrestimet e protestuesve, bandat kriminale të cilat bëjnë ligjin në mes të aeroportit të Rinasit, oligarkët që drejtojnë pushtetin, incidentet me policinë dhe përdorimi i gazit lotsjellës ndaj qytetarëve si ngjarjet e rënda kriminale kanë bërë që Shqipëria të shihet si prej vendeve ku situata është shpërthyese.

Ndaj sytë e gjithë botës do të jenë në Tiranë dhe jo vetëm sonte. Skenarin e protestës e dinë vetëm Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, që do ta shpalosin sonte para kryeministrisë. Për herë të parë dje, në apelet që Ambasada e SHBA bën për qytetarët e saj në raste tubimesh nuk u përmend fjala dhunë e opozitës. Si rrallë herë, Ambasada e SHBA u kërkonte qytetarëve amerikanë në Tiranë që të bënin kujdes nga “përdorimi i gazit lotsjellës dhe ujit me presion nga policia”. Pra ruhuni nga policia e jo nga protestuesit. Tubimi i sotëm është jo vetëm i rëndësishëm për pjesëmarrjen, por edhe mesazhet që do të japë. Dy muaj pas djegies së mandateve, opozita pritet të shpalosë me vendosmëri planin e saj për largimin e Edi Ramës. Ajo çfarë e bën të veçantë protestën është orari i zhvillimit të saj. Këtë herë drejtuesit e opozitës kanë vendosur që tubimi të zhvillohet në orën 18:00 dhe praktikisht protesta do të arrijë kulmin gjatë orëve të natës. Ndryshe nga tubimet e tjera, përfaqësuesit e opozitës janë hermetikë për detajet se si do të zhvillohet protesta dhe format që qytetarët do të përdorin për reagimin ndaj qeverisë. Ajo që dihet është se revolta nis në orën 18:00 dhe nuk ka afat se kur do të mbarojë.

Mësohet se kryeministri Rama nuk ka pranuar të kthehet në Shqipëri ndaj është strehuar në një vend buzë detit Adriatik në pritje nëse populli do jetë i shumtë në numër gjatë protestës.

Të Lidhura

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”
Aktualitet

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”

4 Maj, 2026
Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026
Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB
Aktualitet

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB

1 Maj, 2026
Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, KSHH: Refuzon të hajë ‘ushqimin e komandës’, nuk ajroset
Aktualitet

Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, KSHH: Refuzon të hajë ‘ushqimin e komandës’, nuk ajroset

28 Prill, 2026
Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”
Aktualitet

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

23 Prill, 2026
Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026

TË FUNDIT

Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026

Televizioni, fabrilë antivlerash
Të ndryshme

Televizioni, fabrilë antivlerash

5 Maj, 2026

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”
Aktualitet

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”

4 Maj, 2026

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com