Vendndodhja e kopsave të burrave është e ndryshme me atë të grave. Edhe pse ndoshta nuk i keni dhënë shumë interes, arsyeja pse janë në kahe të kundërta është vërtetë ineteresante.
Matt Lauer dhe Savannah Guthrie kanë shpjeguar arsyen gjatë emisionit “What’s Trending”. Sipas tyre, stilet e ndryshme të këmishave datojnë në periudhën kur u shpikën kopsat, rreth shekullit të 13.
“Vetëm gratë e pasura mund të blinin këmishë me kopsa, dhe nëse je i pasur sigurisht ke shërbëtore. Pra ka kuptim që kopsat të jenë në anën e kundërt, pasi është dikush tjetër që t’i mbërthen”.
Pullat e këmishave të grave janë të vendosura në anën e majtë: për të bërë më të lehtë për shërbëtoret që të mbërthenin ato (duke supozuar që shumica e njerëzve ishin djathtakë).
Meshkujt zakonisht prireshin të vishen vetë, pra pullat e tyre ishin vendosur në anën e djathtë.











