InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

FOTO/ Është rreth-rrotullimi më i pazakontë në botë, ndodhet në këtë qytet shqiptar

24 Mars, 2019
in Aktualitet, Lajme, Sociale
A A
FOTO/ Është rreth-rrotullimi më i pazakontë në botë, ndodhet në këtë qytet shqiptar

Ky është padyshim një nga rreth-rrotullimet më të çuditshme në botë Rreth rrotullimi i Shënavlashit në Durrës është konceptuar gabim, pasi nuk i lidh rrugët e këtij kryqëzimi. Duke qenë se nuk vendoset në qendër, në njërin sens automjetet ecin drejt, duke e shmangur plotësisht rrethrrotullimin nga krahu i djathtë.

Ekspertët e sigurisë rrugore shprehen se dhe pse i konceptuar në këtë formë, rrethrrotullimi është i paplotë dhe me probleme.

Fatmir Hasho, ekspert i sigurisë rrugore tha për Tv Klan se “ këtu ka ishull trafiku, ndërsa nga ana tjetër mungon. Është detyrim i Entit të ndërtojë një ishull trafiku në krahun tjetër të rrethrrotullimit. Për mua është i ndërtuar keq sepse ka lejuar një korsi të plotë dhe kjo lejon makinat të kalojnë drejt.”

Drejtuesit e automjeteve mbeten të pa orientuar edhe nga mungesa e tabelave. Tabelat e rrethrrotullimit mungojnë në dy drejtime.

“Shikojmë këtë automjetin e rëndë që absolutisht nuk duhet të kalojë aty, por meqenëse nuk ka tabelë, ai ka të drejtën të kalojë dhe asnjë lloj organi nuk mund ta penalizojë pse bëri atë gabim.”

Disa tabela janë të vendosura gabim.

“Kjo tabele STOP për mua është e vendosur shumë gabim. Atje duhej vendosur një tabelë rrethrrotullimi dhe me një paralajmërim që po hyjmë në një nyje kryesore.”

Pikërisht këto mangësi për pak sa nuk shkaktuan aksidentin e radhës në këtë rreth rrotullim.

Kryqëzimi i Shënavlashit në Durrës konsiderohet nga ekspertet e sigurisë rrugore si një pikë e zezë për nga rreziku që paraqet për aksidente. Fakt ky që pohohet nga drejtuesit e automjeteve dhe banorët e zonës. Shofer prej afro 50 vitesh, Gani Hyseni, banor i Shënavlashit, thotë se në këtë kryqëzim aksidentet kanë qenë të shumta.

“Ja këtu ku jemi ka ndodhur një aksident. Unë kam lëvizur në shumë akse të vendit, por kjo këtu është shumë e rrezikshme”.

Veç rrezikut të aksidenteve, drejtuesit e automjeteve penalizohen me gjobat për kalim të parregullt ndërkohë që sinjalistika mungon.

Për këtë shqetësim të tyre eksperti Hasho ndan 2 qëndrime.

“Ku nuk ka tabele skanë përse të gjobiten. Aty ku kemi tabelën e vendosur dhe nuk e zbatojmë, gjoba është 100% e drejtë”.

Në këtë rrethrrotullim kanë humbur jetën disa qytetarë. Po edhe pse një nga rrugët problematike, investimet në këtë kryqëzim mungojnë prej vitesh.

Të Lidhura

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare

28 Korrik, 2026
Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

PLL dënon dhunën ndaj protestuesve: “Sa më e ashpër dhuna, aq më e madhe frika e pushtetit”

24 Korrik, 2026
Puka nderon Renato Farinën, Eduart Ndocaj: “Ky titull i takon një miku të madh të Shqipërisë!”
Aktualitet

Puka nderon Renato Farinën, Eduart Ndocaj: “Ky titull i takon një miku të madh të Shqipërisë!”

15 Korrik, 2026
Shpëtim Axhami ngre zërin për kombin: “Askush nuk mund të justifikojë spastrimin etnik të Kosovës!” – Legaliteti dënon ashpër deklaratat skandaloze të ministres serbe
Aktualitet

Shpëtim Axhami ngre zërin për kombin: “Askush nuk mund të justifikojë spastrimin etnik të Kosovës!” – Legaliteti dënon ashpër deklaratat skandaloze të ministres serbe

14 Korrik, 2026
Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat
Aktualitet

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat

6 Korrik, 2026
‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin
Aktualitet

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

5 Korrik, 2026

TË FUNDIT

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare

28 Korrik, 2026

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës
Lifestyle

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës

25 Korrik, 2026

Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

PLL dënon dhunën ndaj protestuesve: “Sa më e ashpër dhuna, aq më e madhe frika e pushtetit”

24 Korrik, 2026

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com