InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

Ministret bukuroshe të Ramës, letër Holandës: Aman, na shpëtoni nga forcat e errëta!

9 Tetor, 2019
in Opinione, Politikë
A A
Ministret bukuroshe të Ramës, letër Holandës: Aman, na shpëtoni nga forcat e errëta!

-Letra e shkruar dje nga ministret simpatike kuptohet që është një mënyrë shfajësimi, në mos edhe e shkruar nga kryeministrit Edi Rama, për të thënë me 18 tetor se fajin e kanë “forcat e errëta”. Teksti i saj nuk ka pasur si qëllim të bind Holandën, pasi para se të lexojnë letrën, deputetët holandezë kanë lexuar raportet e institucioneve të tyre për krimin dhe situatën në Shqipëri. Letra ka pasur si qëllim zbulimin e një “armiku” të brendshëm, që sipas Edi Ramës, do bllokimin e negociatave me BE.

-Mësohet se ministret Elisa Spiropali dhe Belinda Balluku kanë propozuar të nisen për në Armsterdam e të qëndrojnë me netë të tëra për t’i bindur deputetët. Por koleget e tjera i kanë kundërshtuar se detyra e tyre ishte vetëm letra publike për deputetët holandezë e jo sakrifica të tjera.

Pas Francës, Holanda është një nga vendet e Bashkimit Europian që ka më shumë rezerva për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Qeveria holandeze praktikisht ka thënë “jo” për negociatat dhe pritet që ky qëndrim të miratohet nga parlamenti i këtij vendi. Për të zbutur Holandën që ka një listë të gjatë me ankesa të forta, Edi Rama ka zgjedhur një mënyrë femërore. Tetë ministret e qeverisë së tij, nga 15 anëtarë që ka gjithë kabineti, i kanë dërguar dje një letër parlamentit holandez ku i kërkojnë hapjen e negociatave.

Letra e firmosur nga Elisa Spiropali, Belinda Balluku, Besa Shahini, Ogerta Manastirliu, Elva Margariti, Aila Denaj, Etilda Gjonaj dhe Olta Xhaçka, kuptohet që është ideuar dhe shkruar nga kreu i qeverisë, Edi Rama. Në këtë mënyrë, duke përdorur imazhin e brishtë femëror të tetë ministreve të kabinetit, Edi Rama synon të zbusë zemërimin holandez me ankesat për krimin dhe drogën që i vijnë nga Shqipëria. Letra e tetë ministrave do ishte pa asnjë të metë sikur në të kërkohej thjesht hapja e negociatave me arsyet që lidhen me interesat e qytetarëve shqiptarë. Por ministret kanë shkuar përtej një kërkese të thjeshtë për integrimin. Në letrën e tyre gjenden me shumicë akuza dhe mllef ndaj kundërshtarëve politikë në Tiranë. Pasazhi më i çuditshëm i letrës është ai ku ministret e Edi Ramës flasin për forca të errëta në Tiranë që nuk duan që Shqipëria të integrohet në Bashkimin Europian. “Shpresojmë ta kuptoni se sa e vështirë është beteja jonë, të cilën nuk mund ta fitojmë të vetëm dhe disa nuk duan që ne ta fitojmë, përfshirë dhe një pjesë këtu në vendin tonë. Dështimi i përpjekjeve tona për të çelur bisedimet e anëtarësimit është çmimi më i madh për këto forca të errëta. Ne nuk kërkojmë që të ndryshoni pikëpamjet tuaja, thjesht duam që të bashkoheni me kombet e tjera të Europës duke i shtrirë dorën Shqipërisë dhe të na lejoni t’i çojmë këto përpjekje tonat në të një tjetër nivel”, – thuhet ndër të tjera në letër.

Që ka shtete të tjera që nuk duan integrimin e Shqipërisë, për fajin e Tiranës zyrtare, në BE kjo është një çështje që dihet publikisht. Por ministret e Ramës e kanë kapërcyer këtë pjesë dhe flasin për “forca të errëta” kundër BE-së në Shqipëri. Ky konfirmim nga shumica e kabinetit të qeverisë është sa alarmant, aq dhe skandaloz. Nëse qeveria di që ka forca të errëta kundër integrimit, më e pakta është denoncimi dhe marrja e masave ndaj tyre. Integrimi është prioritet kombëtar dhe dalja kundër një projektit të tillë padyshim që është dhe shkelje ligjore që lidhet me interesat kombëtare. Por nëse ministret e Ramës thonë diçka kaq alarmante, në një letër për një vend të BE-së, si ka mundësi që asnjëherë “forcat e errëta” nuk janë denoncuar nga kryeministri Edi Rama?

Gratë e Rilindjes në Qeveri thonë në letër se Shqipëria ka 50 deri 60 % të grave kryebashkiake dhe anëtare të këshillave bashkiakë. E kanë fjalën për zgjedhjet e 30 qershorit, që u bënë pa opozitën dhe për të cilat Gjermania ka kërkuar që të vlerësohet ligjshmëria e tyre në Gjykatën Kushtetuese. Të shkruash në një letër për një parlament të huaj si arritje, faktin që zgjedhjet i vodhi qeveria, por në detyrat kryesore ka vendosur gra, kjo është tallja më e madhe që mund të bësh me barazinë gjinore dhe të drejtat e grave. Në votimet moniste të 30 qershorit Edi Rama mund të vendoste 100% gra kandidate, por kjo nuk tregon shenjë emancipimi, por degradimi të shoqërisë dhe institucioneve.

Letra e shkruar dje nga ministret simpatike kuptohet që është një mënyrë shfajësimi, në mos edhe e shkruar nga kryeministrit Edi Rama, për të thënë me 18 tetor se fajin e kanë “forcat e errëta”. Teksti i saj nuk ka pasur si qëllim të bind Holandën, pasi para se të lexojnë letrën, deputetët holandezë kanë lexuar raportet e institucioneve të tyre për krimin dhe situatën në Shqipëri. Letra ka pasur si qëllim zbulimin e një “armiku” të brendshëm, që sipas Edi Ramës, do bllokimin e negociatave me BE.

Pra, për kryeministrin bllokimi i negociatave nuk po vjen nga dështimi i qeverisjes së tij në çdo drejtim, por nga “forcat e errëta”. Kjo është skemë jo vetëm anti-opozitare e re e Edi Ramës, por edhe një damkë e rëndë për qytetarët shqiptarë, të cilët janë të vetmit në rajon, në masën 99 % që duan integrimin në BE.

Mësohet se Elisa Spiropali dhe Belinda Balluku kanë propozuar të nisen për në Armsterdam e të qëndrojnë me netë të tëra për ti bindur deputetët. Por koleget e tjera i kanë kundërshtuar se detyra e tyre ishte vetëm letra publike për deputetët holandezë e jo sakrifica të tjera.

Mili Xhani

Të Lidhura

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025
Deputeti Ndocaj mbështet Florian Binajn: “Koha për t’ia besuar Tiranën një djali me shpirt të madh e humor të hollë!”
Politikë

Deputeti Ndocaj mbështet Florian Binajn: “Koha për t’ia besuar Tiranën një djali me shpirt të madh e humor të hollë!”

31 Tetor, 2025
Berisha: Rama na rrëzoi kërkesat për hetim për McGonigalin dhe zgjedhjet, tani protesta
Politikë

Berisha: Rama na rrëzoi kërkesat për hetim për McGonigalin dhe zgjedhjet, tani protesta

31 Tetor, 2025
A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?
Opinione

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?

22 Tetor, 2025
Manjani: Presidenti po kërkon të grabisë një mandat të Gjykatës Kushtetuese
Politikë

Manjani: Presidenti po kërkon të grabisë një mandat të Gjykatës Kushtetuese

16 Tetor, 2025
Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.
Opinione

Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.

8 Tetor, 2025

TË FUNDIT

Reshje të dendura shiu dhe dëbore nē këto zona, parashikimi i MOTIT për sot
Aktualitet

Reshje të dendura shiu dhe dëbore nē këto zona, parashikimi i MOTIT për sot

19 Nëntor, 2025

Dritat polare, popujt indigjenë i shihnin si ogur i mirë ose i keq sipas ngjyrave, shkencëtarët në alarm
Të ndryshme

Dritat polare, popujt indigjenë i shihnin si ogur i mirë ose i keq sipas ngjyrave, shkencëtarët në alarm

18 Nëntor, 2025

Reagim i ish-deputetit Eduart Ndocaj mbi zgjedhjet në Shqipëri dhe Kosovë
Aktualitet

Reagim i ish-deputetit Eduart Ndocaj mbi zgjedhjet në Shqipëri dhe Kosovë

17 Nëntor, 2025

“Minimumi jetik të përcaktohet me ligj”, Bardhi: A mund të jetojë Balla me 40 mijë lekë në muaj?!
Aktualitet

“Minimumi jetik të përcaktohet me ligj”, Bardhi: A mund të jetojë Balla me 40 mijë lekë në muaj?!

17 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com