InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Njerëzit më të fortë, janë ata që kanë kaluar nëpër një të shkuar të vështirë…

24 Mars, 2019
in Artikuj, Lifestyle
A A
Njerëzit më të fortë, janë ata që kanë kaluar nëpër një të shkuar të vështirë…

Të gjithëve na ka ndodhur të paktën një herë të zhgënjehemi nga ata që nuk e prisnim.  Dikush tjetër ka provuar ndarjen nga jeta të dikujt që ka ndikuar shumë në jetën e vet. Një person tjetër ka marrë një lajm të rëndë lidhur me një sëmundje të pashërueshme. Ngjarjet stresuese nuk kanë të mbaruar…

Nga gjithë këto ngjarje të duket sikur ashtu siç po shkatërrohet e tashmja jote nga stresi i tepërt, ashtu do të shkatërrohet edhe e ardhmja jote. Gjithçka të duket e pavlerë, për aq kohë sa nuk mund t’i besosh askujt dhe mbi të gjitha, kur nuk do të kesh kohën e mjaftueshme për të jetuar.

E di që është e lehtë të shkruaj për diçka që ndoshta nuk e kam provuar. Unë mund të mos kem kaluar në situatën e vështirë nëpër të cilën po kalon ti, por ajo çfarë dua të të bëj të kuptosh është se e shkuara duhet të mbetet në të shkuarën. Ajo çfarë duhet bërë, është të mos shohim mbrapa. Nuk ka të ardhme më të mirë, nëse mbetemi akoma tek ato që na kanë ndodhur.

Jeta kërkon guxim dhe nëse ti nuk e gjen këtë guxim për të ecur përpara, atëherë nuk ke për të avancuar në jetë.

Dikush të la dhe ti akoma mendon se ku gabove me të. Mos u mendo gjatë. Dikush tjetër me më tepër humor dhe me një zemër më të madhe do të hyjë në jetën tënde.

Mjeku të dha lajmin e hidhur që nuk të ka mbetur shumë kohë. Hiqe nga mendja një lajm të tillë dhe përpiqu të realizosh gjithë gjërat që ke pasur dëshirë t’i realizoje.

Personi që ke dashur më shumë, u nda nga jeta. Duhet të kuptosh se të gjithë atë fat do të kemi. Normalisht je përballë një fakti tepër të rëndë për t’u pranuar, por duhet të ecësh përpara. Mos e harro atë person, por kujto edhe se duke e menduar atë shpesh, koha e jetës tënde po kalon dhe ti nuk je duke bërë ato gjëra që duhet të bëje në jetën dhe të përditshmen tënde.

Edhe në shumë e shumë raste të tjera, unë dua që ti të gjesh forcën brenda vetes dhe të pranosh atë që po të ndodh. Mund të të duket e vështirë, por nuk është e pamundur.

Pas një shiu të furishëm del ylberi dhe ti e di mire këtë gjë. Ti e ke mundësinë të ecësh përpara me siguri. Mund të mos e besosh, por secili e ka këtë mundësi. Nëse punon fort për t’ia dalë mbanë, mund t’ia dalësh. Ngjarjet e rënda duket sikur të dobësojnë, por nuk është kështu. Ato të forcojnë aq shumë saqë nuk e beson.

Nëse je pranë një personi që ndodhet në situatë të vështirë, mos rri mospërfillës ndaj  tij. Përpiqu t’ia lehtësosh dhimbjen duke ia hequr mendjen nga ajo që i ka ndodhur. Thjesht duke i thënë se sa bukur duket sot, se sa buzëqeshje të bukur ka, apo se sa mirë e ka bërë një punë të caktuar, ti bën që personi tjetër të ndihet mirë. Nuk e ke idenë se sa fuqi ka një fjalë e thënë me sinqeritet, apo një kompliment i bërë spontanisht, si rrjedhojë e momentit.

Dhe së fundmi, unë të kërkoj t’i mendosh gjërat pak më thellë. Me kalimin e kohës, edhe ngjarjet shtohen. Ti duhet të marrësh më të mirën prej tyre. Në një ngjarje të bukur, ruaji kujtimet më të bukura dhe në një ngjarje të rëndë, ruaj forcën dhe besimin që ato të shtojnë në vete. Mendo gjithmonë se jeta është e vështirë, por vështirësia shtohet akoma më shumë nëse ti e ngarkon me mendime negative se mund të mos jesh mjaftueshëm i/e fortë për t’ia dalë mbanë.

Ti mundesh dhe çdo ditë duhet t’ia kujtosh vetes këtë fakt. Nuk ka gjë që mund të të rrëzojë, sepse ke kaluar në ngjarje më të vështira dhe ia ke ndalë mbanë.Ti ke besimin në vete që të shoqëron në çdo hap, ndaj hidhe pas krahëve të shkuarën, jetoje të tashmen dhe fokusohu tek ato që duhet të arrish në të ardhmen.

Njerëzit më të fortë janë ata që kanë kaluar nëpër një të shkuar të vështirë…

Të Lidhura

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026
Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!
Artikuj

Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!

17 Prill, 2026
Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026
Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi
Lifestyle

Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi

16 Mars, 2026
Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut
Artikuj

Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut

14 Mars, 2026

TË FUNDIT

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’
Aktualitet

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’

20 Prill, 2026

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime
Të ndryshme

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime

20 Prill, 2026

Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com