InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

Xhabir Tabaku: PD duhet të bashkëpunojëme partitë e djathta tradicionale për të ardhë në pushtet!

11 Shkurt, 2025
in Opinione
A A
Xhabir Tabaku: PD duhet të bashkëpunojëme partitë e djathta tradicionale për të ardhë në pushtet!

A mund të përmbyset qeveria aktuale me votë? Së pari duhet konkludue me mendimin që kjo qeveri asht ma e korruptuara që nga viti 1912 deri më sot. Së dyti që është qeveria më arrogante dhe më agresive ndaj opozitës. Nuk ka kursyer as do të kursejë së përdoruri asnjë makinacion, metodë e presion për të mbajtur pushtetin e saj. Duke patur parasysh se kjo qeveri dhe partia nga buron kjo, pra PS, asht tashma përfaqësuese tipike e qeverive nën kontrollin e oligarkisë duke përfshirë këtu edhe atë ruse, bjelloruse etj, bahet deridiku e domosdoshme përmbysja e saj, rrëzimi i saj me votë. Tash vijmë tek elementi i dytë në garë. A asht opozita e fortë mjaftueshëm me i ba ballë kësaj? Vështirë. Asnjë parti opozitare e vetmuar s’ia del dot përballimit me makinerinë e korrupsionit majtist. Asnjëra. Partia ma e madhe e opozitës kësaj here ka përgjegjësi historike karshi kombit tonë e popullit që po vuan në mjerim ekonomik, shpirtëror dhe më gjerë. Rinia po largohet me shkulma. Popullsia nga e dyta ma e re ne Europë ne 1990 asht ndër ma të plakurat në Europë sot. Ndaj Partia Demokratike dhe lideri i saj Z.Sali Berisha duhet dhe besoj se janë të ndërgjegjshëm se nuk e ka luksin me refuzue bashkëpunimin me çdo parti tjetër opozitare, sidomos me partitë e traditës së djathtë si Partia e Legalitetit, Ballit Kombëtar, shtresës së të persekutuarve dhe të shpronësuarve e më gjerë. Asnjë parti duke pasë parasysh edhe partinë anëtar i së cilës jam, pra Partinë e Legalitetit nuk duhet të ndjehet në zor me bashkëpunue me partinë ma të madhe të opozitës Partinë Demokratike megjithë dallimet që kemi në programet tona politike dhe ekonomike e deri tek forma qeverisëse. Të gjithë e dijnë se nuk ka as zgjidhje të përkryer as koalicion të përkryer por ka sot ma shumë se kurrë nevojë për një koalicion me bazë të gjanë popullore. Partia Demokratike pra ka ma shumë se kurrë shancin e rastin me ba nji korrektim historik të vetvetes dhe ketë në dobi të kombit e atdheut. Si anëtar i kryesisë dhe përgjegjës për marrëdhanie me publikun i një dege mjaft të randësishme të Legalitetit në biseda me shokë bashkëpunëtorë e të tjerë e shohim të udhës një bashkëpunim me kontribute dhe përfitime reciproke me Partinë Demokratike të Shqipnisë. Kjo me mendimin bazë se qeveria socialiste asht dam në vazhdim i çeshtjes sonë shtetnore e kombëtare me pasoja brenda vendit dhe me pasoja të paparashikueshme në dam të Kosovës. Një miqësi tradicionale e së majtës shqiptare me Serbinë dhe veçantisht miqësia ekstreme mes kryeministrit aktual të Shqipnisë me individë e institucione sërbe sigurisht asht e rrezikshme në afat të gjatë. Urrejtja e liderit të PS për qeverine e Kosovës dhe kryeministrin e saj Z. Kurti tashma asht e njohur publike si në Shqipni, në Kosovë dhe Serbi.

Të Lidhura

Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025
Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së
Opinione

Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së

12 Shtator, 2025
Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami
Opinione

Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami

12 Shtator, 2025
Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!
Opinione

Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!

5 Shtator, 2025
Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.
Opinione

Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.

31 Gusht, 2025
Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025

TË FUNDIT

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si parashikohet moti këtë të shtunë
Aktualitet

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si parashikohet moti këtë të shtunë

13 Shtator, 2025

Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 13 shtator 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 13 shtator 2025

13 Shtator, 2025

Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së
Opinione

Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së

12 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com