Greta Bardeli, deputete e PD, Qarku Shkoder
📢 5 MILIARDË LEKË PËR LETËRNJOFTIMIN DIGJITAL – LUKS I PANEVOJSHËM, NDËRSA SHQIPTARËT LUFTOJNË PËR TË MBIJETUAR!
Qeveria po kërkon të harxhojë 5 MILIARDË LEKË nga taksat tona për një projekt të panevojshëm, ndërsa qytetarët përballen me halle të përditshme:
❌ Pensionistët mezi mbijetojnë me pagesa qesharake.
❌ Familjet e varfra luftojnë për bukën e gojës.
❌ Fermerët nuk kanë as mbështetje minimale.
❌ Spitalet kanë mungesë mjekësh e pajisjesh bazë.
❌ Infrastruktura në veri është e shkatërruar.
❌ Të përndjekurit politikë presin ende dëmshpërblimin që u takon.
Në vend që të investojnë për shëndetësinë, arsimin, pensionet dhe zhvillimin e vendit, ata shpikin projekte që rëndojnë buxhetin dhe hapin dyert për keqmenaxhim e abuzim!
Shqipëria ka nevojë për zgjidhje reale, jo për fasada dixhitale që s’ndryshojnë asgjë në jetën e qytetarëve!