Princi Leka është shfaqur në një set fotografish me vajzën e tij të vogël, Geraldina, teksa uron shqiptarët për festën e Krishtlindjes e të Vitit të Ri.
Leka duket më i lumtur se kurrë.
Ai thotë se me vajzën e tij në krahë, ndjen “kuptimin e vërtetë të festave”.
“Mes momenteve plot gëzim dhe dashurisë së pafund me vajzën time Geraldinë, ndjej kuptimin e vërtetë të festave. Uroj që çdo familje të gjejë këtë ndjesi të ngrohtë në zemrat dhe shtëpitë e tyre. Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri”, shkruan ai në rrjetet sociale.