InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Të ndryshme

Pluralizëm politik nuk do të thotë “pluralizëm gjuhësor”! Intelektualët shqiptarë letër Edi Ramës për gabimet drejtshkrimore

10 Dhjetor, 2024
in Të ndryshme
A A
Pluralizëm politik nuk do të thotë “pluralizëm gjuhësor”! Intelektualët shqiptarë letër Edi Ramës për gabimet drejtshkrimore

Letër e hapur zotit Edi Rama,

Kryetar i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë

PËR GJUHËN SHQIPE!

(Rreth gabimeve gjuhësore në mediat dhe botimet tona)

Nga:

Rita Petro, drejtoreshë e Shtëpisë Botuese të Librit

Natasha Pipivani, redaktore

Skifter Këlliçi, ish-redaktor në SHBLSH, shkrimtar

—

I nderuar zoti Kryeministër,

Prej vitesh, ashtu si kolegë të tjerë që në artikuj të ndryshëm kanë trajtuar problemet që lidhen me domosdoshmërinë për të shkruar sa më mirë dhe sa më saktë gjuhën tonë amtare, edhe ne, në këtë punim, po vëmë në dukje gabime gjuhësore të cilat, fatkeqësisht, po shtohen në shqipen e shkruar dhe në atë radio-televizive.

Vendosja e pluralizmit demokratik në Shqipëri pas gati 30 vjetëve të diktaturës komuniste nuk do të thotë që edhe në gjuhën shqipe të vendoset një “pluralizëm gjuhësor”, ashtu siç, për fat të keq, e perceptojnë shumë nga mediat e të gjitha ngjyrave, televizionet, si edhe shtëpitë botuese në Shqipëri. Ky “pluralizëm gjuhësor”, që ka nisur pas vitit 1991, ka sjellë si pasojë që gjuha shqipe, e shkruar dhe e folur në këto institucione, të ketë gabime të cilat mund të viheshin re vetëm gjatë periudhës ’20-’40 të shekullit të kaluar, kur ende nuk ishin vendosur normat e drejtshkrimit.

Ja disa nga gabimet kryesore që kemi vërejtur dhe vërejmë ende në mediat dhe botimet tona:

1. Mos përdorimi i kohës së kryer të thjeshtë të mënyrës dëftore:

Shembull: “Dje presidenti ka deklaruar…” në vend të “Dje presidenti deklaroi…”.

Kohë e kryer e thjeshtë tregon një veprim të përfunduar plotësisht para çastit të ligjërimit.

Shembull nga Kadare:

“Është krejt ashtu, – i thashë…”

“Bëjnë sikur na kanë harruar, po mendjen e kanë te ne, – përsëriti ai ngadalë…”

2. Zhdukja e pjesëzës “të” në kohën e ardhme të mënyrës dëftore:

Gabim: “Do shkojmë…” në vend të “Do të shkojmë…” ose “Do e bëjmë…” në vend të “Do ta bëjmë…”.

3. Mënjanimi i trajtës së shquar të emrit:

Gabim: “Tramp bisedoi me Putin” në vend të “Trampi bisedoi me Putinin”.

4. Përdorimi i gabuar i ndajfoljes “pavarësisht” si parafjalë:

Gabim: “Pavarësisht rezultateve të arritura…” në vend të “Pavarësisht nga rezultatet e arritura…”.

5. Përdorimi i gabuar i foljes “join” gjatë përkthimit nga anglishtja:

Gabim: “X politikan iu bashkua opinioneve…” në vend të “X politikan u bashkua me opinionet…”.

6. Përdorimi i shprehjeve të huazuara:

Shembull: “Bëj kujdes” (nga frëngjishtja “faire attention”) në vend të “Kam kujdes”.

7. Emra të formuar gabim:

Gabim: “Ankimim” në vend të “Ankim”, sepse nuk mund të përdoren dy prapashtesa -im njëra pas tjetrës.

8. Huazimi i fjalëve dhe krijimi i termave pa bazë gjuhësore:

Gabim: “Aktrim” në vend të “Aktorim”, duke u ndikuar nga anglishtja.

9. Shkrimi i emrave të huaj sipas origjinalit:

Gabim: “The New York Times” në vend të “Nju Jork Tajms”.

10. Vërshimi i panevojshëm i fjalëve të huaja:

Për shembull: përdorimi i “surprizë” në vend të “befasi” ose “e papritur”.

11. Gabime në titujt e mediave:

Gazeta me emra në trajtën e pashquar: “Telegraf”, “Standard”, “Start” në vend të “Telegrafi”, “Standardi”, “Starti”.

12. Emërtimet e institucioneve dhe kompanive në mënyrë të gabuar:

Shembull: “Tirana Bank” në vend të “Banka Tirana” ose “Shijak Televizion” në vend të “Televizioni Shijak”.

—

I nderuar zoti Kryeministër,

Besojmë se në të ardhmen e afërt, në shtypin tonë të shkruar dhe të folur, do të kemi një përmirësim të dukshëm të nivelit gjuhësor. Për këtë qëllim, është e domosdoshme që çdo organ shtypi dhe çdo shtëpi botuese të ketë në organikën e vet një redaktor gjuhësor, emri i të cilit të figurojë në çdo botim.

Ta shkruajmë sa më mirë gjuhën tonë amtare është një detyrë atdhetare e çdo shqiptari. Kjo është, mbi të gjitha, përgjegjësi e gazetarëve, publicistëve dhe shkrimtarëve, nga krijimtaria e të cilëve mëson çdo qytetar shqiptar kudo që ndodhet. Kjo mund të arrihet edhe me ndërhyrjen tuaj në institucionet që varen nga Akademia e Shkencave, së pari nga Instituti i Letërsisë dhe Gjuhësisë dhe katedrat e gjuhës shqipe në universitetet tona.

Me respekt,

Rita Petro

Natasha Pipivani

Skifter Këlliçi

Të Lidhura

Ne mund të jemi brezi i fundit që shohim të fluturojnë xixëllonjat
Të ndryshme

Ne mund të jemi brezi i fundit që shohim të fluturojnë xixëllonjat

12 Qershor, 2025
IN MEMORIAM: Ilir Shqina, ‘kohë e pamjaftueshme’ për intelektualin dhe diplomatin e “Klasit A”!
Të ndryshme

IN MEMORIAM: Ilir Shqina, ‘kohë e pamjaftueshme’ për intelektualin dhe diplomatin e “Klasit A”!

7 Qershor, 2025
Zbulohet LETRA e Nënë Terezës në shqip e shkruar me dorë. Ndodhet në Arkivin Qëndror dhe mban datën 29 Tetor 1989!
Të ndryshme

Zbulohet LETRA e Nënë Terezës në shqip e shkruar me dorë. Ndodhet në Arkivin Qëndror dhe mban datën 29 Tetor 1989!

3 Qershor, 2025
“Më mori malli”, Youtuberi i famshëm takohet me Ramën në stadium në Munich
Të ndryshme

“Më mori malli”, Youtuberi i famshëm takohet me Ramën në stadium në Munich

31 Maj, 2025
Denada Isa/ Suksesi i vërtetë nuk matet me lavdi, por me përulësi
Të ndryshme

Denada Isa/ Suksesi i vërtetë nuk matet me lavdi, por me përulësi

23 Maj, 2025
Të ndryshme

19 Maj, 2025

TË FUNDIT

Befason Eni Çobani, rrëfen presionet: Kam menduar të heq dorë nga emisioni, njerëz të fuqishëm janë afruar…
Show Biz

Befason Eni Çobani, rrëfen presionet: Kam menduar të heq dorë nga emisioni, njerëz të fuqishëm janë afruar…

1 Korrik, 2025

FOTO/ A duhet të ketë më tej dyshime? Ledri dhe Xhensila kapen “mat” në Ibiza!
Show Biz

FOTO/ A duhet të ketë më tej dyshime? Ledri dhe Xhensila kapen “mat” në Ibiza!

1 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e martë 1 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 1 Korrik 2025

1 Korrik, 2025

A i ka bërë buzët me botox? Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai: Kam rregulluar veshët dhe…
Show Biz

A i ka bërë buzët me botox? Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai: Kam rregulluar veshët dhe…

30 Qershor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com