Pas lirimit nga ‘arresti shtëpiak’, Sali Berisha mbajti një konferencë me gazetarët, ku u pyet edhe për kryeministrin Edi Rama, se si e ka pritur ky i fundit lirimin e tij.
Sipas Berishës, Rama tmerrohej kur ndodhej në dritare jo më tani që është i lirë në fushën politike.
“Ai tmerrohej nga dritarja, imagjinoni tani në fushë. Të vijë në debat po ia mbajti. Ai tmerrohej nga dritarja. Pse e mori atë masë? Të vijë të dalë në debat.
T’ia nxjerr të gjitha një nga një, lidhjet me krimin që ka. Vjedhjet që ka bërë, dhunimin e institucioneve që ka bërë”, tha Berisha.